“Th*ka në kockë”- Banori i Thethit tro*dit: Matuni mirë! Skemi lane as turkun, ja cfare kemi vendosur te bejme

Një banor i Thethit, Nik Guri, ka paralajmëruar se nëse ndonjë ndërtues tjetër do të shkojë dhe të ndërtojë atje ku u prishën godinat ekzistuese, duhet ta mendojë mirë.

Komentet Guri i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se në Dukagjin nuk ka hyrë dot Serbia dhe Turqia e jo më dikush tjetër për të ndërtuar.

Guri tha gjithashtu se ndërtesat që IKMT shembi ishin në tokat e tyre, pavarësisht se sipas tij, shteti shqiptar nuk e ka njohur dokumentacionin e vjetër.

“Fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Por edhe kur shkon thika në kockë, diçka duhet me bo. Plani jonë është me u ul në tavolinë, me vendos rregullat me Kuvendin e Kishës, me Kishën dhe pushtetarët. Mos të rrejë mendja ndonjë se këtu nuk ka njeri që hyn në Dukagjin dhe merr tokë veç dukagjinasve.

Nuk ka hyrë serbi dhe turku këtu. Në 1920 janë mbledhur fshatarët dhe Frati ka thënë mos e shit tokën në Theth. Ata që kanë ardhur me ble tokën janë bashkëfshatarë tanë të Dukagjinit, nuk ka ardhur kush jashtë Dukagjinit. Janë një bark i joni. Ndërtimet pa leje i kemi bërë pa lejen e shtetit, por me lejen time, sepse ne jemi në tokat tona.

Secili është në tokat e veta. Ne kemi tapijat e vjetra, por ato nuk i njeh shteti shqiptar. Ka nxjerrë edhe këtë Paketën e Maleve, por me këtë paketën e Maleve, ndoshta e rren mendja ndonjë të vijë këtu… Këtu i thonë Dukagjin. Kanuni për ne është një Kushtetutë e shenjtë”, tha mes të tjerash Guri. (A2 Televizion)