Po vjen ‘t*rmeti’ në Politikën Shqiptare! Karamuco zbulon detajet: Po behen gati g*ditjet e mëdha, ja cfare eshte gatuar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se goditjet e bujshme të SPAK duhet t’i presim në vjeshtë.

Ai ishte i ftuar sot në një emision, ku u pyet mbi uljen e ritmit të SPAK, pasi kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë arrestim të bujshëm. Sipas tij, zakonisht SPAK godet në shtator apo tetor.

Edhe atë ditë që vajti e dërguara e ambasadës së SHBA, ajo e tha se për çfarë ka vajtur. Se janë disa grupe të lidhur me kartelet dh të nesërmen doli operacioni për drogën në Amerikën Latine. Ne jemi mësuar që SPAK të godasë këtë e atë. Kanë dhe ata proceset e tyre. Në verë e ulin ritmin. Më shumë i japin në vjeshtë, shtator-tetor. Janë muaj ankthi për politikanët. Ka një cikël. Kemi arrestimin e ish-presidenti, të kreut të bashkisë pra ka një cikël”, tha ai në “Euronews Albania”.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar se zbërthimi i aplikacionit “Matrix” do të sjellë tërmet edhe në politikë. Sot SPAK konfirmoi se ka nisur komunikimet me vendet partnere për të marrë mesazhet në gjuhën shqipe dhe sinjalet janë se do të ketë zhvillime.

Ne nuk kemi shkuar te nivelet e administratës, se aty mund të dalin kontrbanda, etj., që s’janë kompetencë e SPAK. Duhet të nisin me iniciativë dhe të zhvillohen hetime të mëdha. Nuk e kanë përorur vetëm grupet kriminale, por edhe njerëz të institucioneve publike. Prokurorë, politikanë, etj. Ka oficerë të policisë gjyqësore, prokurorë që janë në proces që kanë komunikuar me këto aplikacione. Derisa janë këta, do të thotë se ka hyrë në sistem”, tha Karamuço.

Sipas tij, dikur deputetët dhe politikanët shinin mend nëpër tavolina duke reklamuar telefonat e kriptuar.

Encro Chat është parë në tavolinat e disa politikanëve, se thoshin nuk telefon si ky. Janë komunikime të koduara mes tyre. Kanë shitur mend me këto telefona. Erdhën valixhe, nga Italia, Izraeli për të përgjuar rivalët politikë. Disa politikanë mund të kenë qenë të kërcënuar dhe kërkuan këta telefonë. SPAK nuk ka ende një lidhje mes politikës dhe grupeve kriminale. Ka materiale, por nuk e ka të provuar. Kemi deputetë si Çyrbja, por po flas për politikanë të lartë”, tha ai në “Euronews Albania”.