Pse u ‘t*rbua dhe u tremb’ Edi me priftin e Shkodres që mbrojti Thethin?! Ja cfare zbuloi meshtari qe Babloku reagoi me urgjence

Në Republikën e heshtjes selektive, një famulltar i vetëm nxiti tërbimin e një Kryeministri që nuk duron zëra jashtë skenarit të tij politik…

Prej më shumë se një jave kur kanë nisur prishjet në Theth, Edi Rama ka heshtur e nuk ka folur asnjë fjalë. Edhe pse ka pasur qëndrime dhe akuza, jo vetëm nga opozita apo qytetarët e interesuar, por edhe nga opinionistë që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohën.

Vetëm dje, kryeministri kërceu dhe nuk mungoi të qësendiste famulltarin e Kishës Katolike të Shkodrës Dom Vlash Palajt.

Si gjithmonë në këto raste, Babloku nuk di gjë, po ja çojnë videot në telefon “spontanisht”.

Rama, pasi e quajti famulltarin në mënyrë pezhorative “prift”, sulmoi me bezdi fjalët e tij, që ishin thënë në meshën e së dielës.

Po përse Kryeministri u tërbua aq shumë me njeriun që shërben në famullinë e Shkodrës, e cila mbulon edhe fshatin Theth?

Sepse, zërat që vijnë nga jashtë politikës alarmojnë një mjedis krejt ndryshe nga ai që është krijuar gjithë këto vite përreth Ramës dhe mazhorancës. Këto zëra që vijnë nga shoqëria, siç edhe është vërejtur në historinë njerëzore, shërbejnë si paraprirje e zhvillimeve dhe reagimeve masive nga njerëzit.

Gjithë këto vite e kemi parë Edi Ramën, që të bëhet prift, hoxhë, pop, baba, madje edhe rabin hebre, duke u shfaqur me të gjitha fetë dhe klerikë të shumtë, të cilëve edhe pse kanë shkollë teologjie, u lexon pasazhe nga librat e shenjtë.

Ajo që tha Dom Vlashi të dielën ishte një liturgji e pastër, ishte ligjërata e tij gjatë meshës së zakonshme.

Në atë meshë, famulltari i Shkodrës ju rikthye ngjarjeve të prishjes së ndërtimeve, duke fshikuluar fort Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Ai fjalim ishte një kamzhik në fytyrën e fryrë të Bablokut, e duket i ka dhembur shumë.

Duke ju referuar librave të shenjte, Dom Vlashi tha se qeveritarët kanë detyrë të bindin njerëzit dhe jo t’u kundërvihen. Të flasin me njerëzit dhe jo të përplasen.

Një klerik është një njeri që u shërben njerëzve, ndaj ai e ka për detyrë që të flasë dhe t’i përfaqësojë ata. Të shprehë në mënyrë të shkolluar dhe lëçitur, mendimin e besimtarit. Fjala e një kleriku, mund të jetë në disa raste jo e duhura, e gabuar, ose edhe e keqkuptuar. Por gjithsesi përbën një mendim të kualifikuar dhe që është pjesë e filarmonisë së zërave në një shoqëri të lirë. Vetëm në shoqëritë e mbyllura dhe në diktatura, feja flet me zërin e shtetit, klerikët janë pjesë të ideologjisë sunduese. Papa në Vatikan përplaset ditë për ditë me të gjithë qeveritarët e botës, madje ka vite që Kisha Katolike është në polemikë me politikanët e lartë; që nga Trump, e deri tek Giorgia Meloni. Askush nuk e merr për dramë, pasi Papa është aty për të predikuar.

Pse nuk mërzitet Edi Rama kur ca hoxhallarë, flasin qesim për gjëra që nuk kanë lidhje me fenë, prekin ashtin e shqiptarisë duke sulmuar Gjergj Kastriotin apo nënë Terezën, e rekërka nga Dom Vlashi?

Sepse Edi Rama tmerrohet nga zërat që vijnë jashtë asaj oponence që ka pikturuar ai. Sepse e di që këto zëra, janë pararoja e lëvizjes që do shënojë fundin e tij./Pamfleti