Temperatura ‘ferri’ në Shqipëri/ Porja: Nesër do të jetë kulmi në disa qytete, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Meterologia Lajda Porja thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës.

Porja u shpreh se në mes të korrikut, temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë.

Nga dita e djeshme, pas javës së freskët që lamë pas, janë rikthyer masat e nxehta që do të kulmojnë të premten.

Nesër parashikohet të jetë një kulm i valëve në të paktë tre qarqe të vendit: Shkodër, Elbasan dhe Berati do t’i afrohen temperaturës 41 gradë, ndërsa shumë qytete të tjera do të jenë shumë afër kësaj vlere me temperatura 38 apo 39 gradë, kryesisht në vijën bregdetare.

Në pjesën e dytë e të korrikut do të përjetojmë një 15 ditësh mjaft të nxehtë, ku shumë qytete do të përjetojnë netë tropikale.

Presim gjatë gjithë këtij 15 ditësh një temperaturë 41 gradë, por vende vende do të kalohet kjo vlerë.

Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje të herë pas hershme në zona të veçanta. Por nga sot, na pret një korrik dinamik, ku do kemi shumë ditë me temperatura shumë të larta.

Të enjten dhe të premten do të rriten dhe temperaturat minimale që do ta bëjë edhe më të vështirë.

Dita e nesërme do të jetë kulmi në Korçë, Berat, Elbasan dhe zona e Shkodrës ku vlerat do të jenë 41 gradë temperaturat”, tha meterologia Lajda Porja