Dalin PAMJET e trishta/ Momentet e fundit të Renis Dobrës,

Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq, të cilin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen, ngjarje kjo e ndodhur më 8 korrik.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “News24” njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën e 22-vjeçarit, në një vendndodhje shumë pranë banesës së viktimës në fshatin Zenisht, për ta rrëmbyer me pas dhe për ta vrarë.

Natën e 8 korrikut, teksa Renis Dobra, 23-vjeçari nga Mati po i afrohej shtëpisë së tij në fshatin Zenisht, kur ai u ndalua nga një automjet ku ndodheshin dy persona të veshur me uniforma policie.

Makina tip “Range Rover” i zi raportohet se ka shërbyer për të vëzhguar rrugën. Ndërsa mjeti tjetër tip “Hyundai” është përdorur për të ndjekur dhe më pas rrëmbyen 22-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u hodh së bashku me makinën ku udhëtonte i riu në humnerë dhe u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Kush janë autorët e dyshuar të krimit

Autorë të dyshuar të krimit janë arrestuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Dyshohet se persona që kanë njohur zonën i kanë shoqëruar për 3 ditë autorët në qytetin e Burrelit, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Humb jetën pushuesi 48-vjeçar në plazhin e Darëzezës, dyshimet e para

Janë dy pista ku po hetohet, nëse janë përplasur për drogë në Gjermani apo nëse janë vrasës me pagesë. Raportohet se autorët pasi rrëmbyen viktimën pranë banesës së tij në fshatin Zenisht, e torturuan dhe e mbytën me litar.

Ata kanë tentuar ta hedhin 23-vjeçarin pranë urës së Ulzës, pasi janë prishur edhe bordura anësore, por në ato momente ka kaluar një makinë që ka ardhur nga Ulza duke bërë që plani të dështonte.