E fundit! Plani i tre vëllezërve nga Tropoja, si u vr* Renis Dobra, ja cfare u kishte bere sipas tyre

Detaje të reja për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik, në Mat.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja të cilët jetonin në Kamëz dhe Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për të kryer krimin.

Ata, sipas policisë, kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes së krimit.

I kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët (fillimisht për 3 ditë me radhë) dhe kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e kanë marrë peng dhe pasi e kanë mbytur me litar, e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.

Njëri prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa këta të fundit akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.

Mësohet se ata kanë tentuar të heqin disa herë GPS-in e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.

Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë patur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën, por nuk përjashtohet mundësia ta kenë bërë për llogari edhe të personave të tjerë.

Personat që shihni në foto janë tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj, ky i fundit i arrestuar, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 9 Korrikut buzë liqenit të Shkopetit.

Tre vëllezërit nga Tropoja janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës, ndërsa së bashku me ta si i përfshirë në krim është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri alias Hoxha, gjithashtu i arrestuar për ngjarjen në fjalë. Petrit Çakrri është një person i njohur për policisë, pasi ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Referuar dosjes hetimore, Renis Dobra në disa raste nuk i ka dorëzuar vëllezërve nga Tropoja shumat e parave të fituara nga shitja e kokainës duke pretenduar se disa herë droga është hedhur në rrugë, ujë apo liqen për arsye se po e ndiqte policia.

Vëllezërit Bushgjokaj kanë menduar se Dobra po i mashtronte dhe po i vidhte të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, arsye kjo që i ka bindur ata për ta vrarë.

Roli i Petrit Çakrrit alias Hoxha në këtë krim, është sigurimi i automjeteve për kryerjen e krimit. Bëhet fjalë për një Range Rover të zi dhe një Honda të bardhë. Grupi hetimor ka zbuluar lëvizjet e automjeteve të marra me qira përmes GPS dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Pasi janë përdorur për krimin, mjetet janë dorëzuar dhe janë marrë automjete të tjera me qira, për të humbur gjurmët.

E rëndë në Gjermani, 21-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Letërporosi drejt Hollandës për marrjen e kodeve të reja

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë
Sipas të dhënave nga hetimet, automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, ka ndjekur të njëjtën trajektore me viktimën, Renis Dobra. Personat e dyshuar i kanë prerë rrugën Renis Dobrës, fillimisht duke iu prezantuar si oficerë policie, e më pas e kanë rrëmbyer dhe torturuar. Nga këqyrja e trupit të viktimës, Renis Dobra ka shenja në qafë çka dyshohet se është mbytur me litar për t’u hedhur më pas me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit.