Krim*nelëve VIP meshkuj u fusin modele ne b*rg! Se besoni pse nuk u lejohet femrave takime speciale me meshkuj ne b*rg

Një realitet i heshtur, por gjithnjë e më i pranishëm në sistemin penitenciar shqiptar, po ngre alarmin për standardin e dyfishtë dhe kapjen e institucioneve nga krimi i organizuar: hyrja e vajzave të reja, shpesh të trajtuara si modele apo eskorta, në qelitë e të dënuarve më të rrezikshëm, është kthyer në një praktikë të normalizuar – por që askush nuk guxon ta përmendë zyrtarisht.

Këto “vizita” të koduara si “takime speciale”, ndodhin larg syrit të opinionit publik dhe kontrollit të drejtësisë, ndërkohë që vetë strukturat shtetërore akuzohen se i kamuflojnë, duke i legjitimuar përmes autorizimeve të mjegullta apo rolit të të afërmve fiktivë. Burimet nga brenda sistemit penitenciar raportojnë se takime të tilla kryhen në mënyrë të përsëritur në burgjet e sigurisë së lartë, ku ndodhen persona me rekorde të rënda kriminale dhe lidhje me rrjete ndërkombëtare të trafikut.

Ndërkohë që për këta “VIP-a të krimit” nuk mungon as komoditeti dhe as kontaktet intime të privilegjuara, në anën tjetër, të dënuarat gra në burgun e Pojskës në Pogradec përballen me rregulla shumë më të rrepta. Atyre u mohohet kategorikisht e drejta për takime speciale – një masë që justifikohet nga autoritetet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe të përfitojnë më pas nga lehtësimi apo shmangia e dënimit.

Arsyetimi lidhet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe kështu të përfitojnë nga lehtësimi i dënimit. Prandaj, për këtë arsye, atyre u ndalohet kategoria e takimeve speciale”, deklaroi publikisht gazetari Eni Ferhati, duke hedhur dritë mbi këtë realitet të pabarabartë dhe të deformuar.

Kjo qasje ngre pyetje serioze për standardet e drejtësisë penale në Shqipëri, për trajtimin e të burgosurve jo në bazë të ligjit, por në bazë të pushtetit, parasë dhe lidhjeve me segmente të korruptuara të administratës.

A është ky një sistem drejtësie që mbron ligjin, apo një strukturë e deformuar që shërben për të lehtësuar luksin dhe qejfet e të fortëve në burg, ndërsa mbi të tjerët zbatohet hekuri i ligjit?
Kjo është një pyetje që kërkon jo vetëm debat publik, por edhe hetim të thelluar institucional – nëse realisht duam të besojmë se askush nuk është mbi ligjin.