Lufta e eg*r Shabani-Lapaj, Pano Soko shfaqet mbi “palët”: E t*rpshme, ja çfare duhet bërë!

Pano Soko nga Nisma “Thurje” i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit është shumë e sikletshme dhe e turpshme.

Soko: Është një ngjarje shumë e sikletshme.

Ndihem shumë në silet të diskutoj për këtë gjë.

Natyrisht që përgjegjës janë që të dy.

Endri është përgjegjës për pjesën që do duhet të aplikojë atë që ne kemi rënë dakord.

Pra të diskutojë me njeriun garant të vetin për ti dhënë një zgjidhje situatës.

Tiku duhet të ndalojë me këto deklarime publike, daljet në publik.

Pra ato të dy duhet të ulen e të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.

Është shumë e sikletshme, është e turpshme.

Jep një imazh shumë të keq për gjithë atë frymë dhe gjithë ato vota.

Po ju bëjmë një dëm shumë të madh atyre njerëzve që na besuan dhe na votuan.

Të dy duhet të tërhiqen nga kjo lufta mes tyre.