Rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte, në zonën e njohur si “Rruga e Durrësit” në kryeqytet ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli.
Përmes një njoftimi Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ku në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njofitmi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.