Andi Bushati tha thotë se aksionet e fundit të kryeministri Edi Rama janë veprime të një njeriu që nuk ka ndërmend të iki nga pushteti.
Duke vijuar, Bushati tha Rama është kujtuar tani të bëjë çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet.
“Më duken si veprime të një njeriu që nuk ka ndërmend të ikë nga pushteti. Kur sillesh në shpërfillje të ligjit, kur sillesh, duke i gënjyer qytetarët, që tjetër gjë i premton para zgjedhje vijon pas zgjedhjeve atëherë ti nuk ke më frikën as të gjykimit nga qytetarët, as frikën nga vota se i di që i ke në xhep. Rama është kujtuar tani të bëjë çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet, se sistemi demokratik mund të veprojë dhe për gënjeshtrat dhe veprimet që bën”, tha Bushati
Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për prishjen e objekteve në Theth, të cilën e ka konsideruar një aksion arbitrar, pasi banorët janë nxitur nga vetë qeveria për të ndërtuar, ndërkohë që shteti për 30 vite nuk i ka pajisur me tituj pronësie.
“Si ka mundësi që në 30 vite ata njerëz, nuk ka marrë asnjëri titull pronësie? Pse shteti për 30 vjet i ka lënë në mëshirë të fadromave, që t’ua çojë një ditë? Do të fajësojmë hallkën e fundit, fshatarin e Thethit, apo një shtet që e lë qytetarin vulnerabël për ta goditur kur të dojë?
Dakord, nuk ndërtoj edhe po më tha Edi Rama ndërto, por ama si njeri që shoh çështjen nga larg, ngre pyetjen, pse Edi Rama i tha atyre do ua falim gjobat për shkeljet me ndërtimet pa leje? A është shkelje syri që ndërtoni? Duke ditur Rama që nuk kanë tituj pronësie, pse bëri thirrje publike, sillini fëmijët nga emigracioni të ndërtojnë këtu dhe të bëjnë bujtina se fitohet më shumë se në Londër dhe Bruksel? Është esenciale, ku do të vëmë fajin. Ka faj fshatari që ndërton pa leje, apo shteti që e nxit atë, e dënon për të ndërtuar pa leje dhe në fund i çon rruspat.
Kështu janë, edhe video e asaj gruas që i kërkohet etiketë për rigonin, apo kjo e bashkive.
Ju jeni dëshmitarë, ia kam çarë kokën njerëzve duke bërë debat, që nuk jetojmë në demokraci. Batoni thotë është demokraci me defekte. Më gjeni një demokraci, ku ndodh ajo që po ndodh në bashkitë e vendit, që shkon “shoku Enver” dhe thotë drejtorët jashtë”, tha Bushati.