Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf, Egla Cenko i bën reagimin ‘g*zhdues’: Ti nuk je e d*tyruar te jesh njeri por

Një moment i sikletshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku poetja e njohur Mimoza Ahmeti refuzoi të firmoste një autograf për aktoren Egla Ceno, gjatë një interviste live.

Gjithçka ndodhi kur Ceno i kërkoi poetes një dedikim në njërin prej librave që ajo kishte sjellë me vete. Por Ahmeti e refuzoi prerazi, duke sqaruar se ato kopje ishin për përdorim personal dhe se nuk i dhuron librat e saj, përveç rasteve të veçanta.

Pjesë nga dialogu në studio:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf?
Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?
Egla: Kam përshtypjen po.
Mimoza: Këto i kam për punë.
Egla: A mund t’i blejmë këto?
Mimoza: Jo, e kam për punë.
Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?
Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do të blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Pas emisionit, Egla Ceno reagoi përmes një letre publike në rrjetet sociale, ku u shpreh e zhgënjyer nga qëndrimi i poetes, të cilin e quajti përbuzës dhe të ngarkuar me narçizëm. Aktorja nënvizoi se ishte një gjest njerëzor, që nuk meritonte atë lloj refuzimi publik.

“Nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin?”, shkruan Ceno, ndërsa ironizon “stilin përbuzës” të Ahmetit dhe e përshkruan episodin si një “simfoni hipokrizie” që i shkon për shtat një artisti të ndarë nga ndjeshmëria njerëzore.

Letra e saj është shpërndarë gjerësisht, duke ngjallur reagime të shumta nga publiku. Shumë ndjekës shprehën përkrahje për aktoren, duke vlerësuar tonin e saj të qetë e të edukuar, ndërkohë që u shprehën kritikë ndaj qëndrimit të poetes.

Letra e Egla Cenos:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne – si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.
Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.
Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.
Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.
E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.
Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.
Me përshëndetje të përmbajtura,
Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.