Mimoza Ahmeti refuzon ne TOP CHANNEL t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, zbulohet arsye tr*nditese (VIDEO)

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje në emisionin “Goca & Gra”, por takimi në studio nisi me një moment disi të sikletshëm për moderatoren Egla Ceno, teksa kjo e fundit i kërkoi autores një autograf mbi një nga librat që Ahmeti kishte sjellë me vete.

Megjithatë, përgjigjja e shkrimtares nuk ishte ajo që pritej. Në vend që të pranonte me kënaqësi, Ahmeti reagoi me një ndalim të prerë, duke e bërë të qartë se librat që kishte në dispozicion nuk ishin për dhuratë apo për autografe, por pjesë e një pune të saj personale.

Dialogu mes tyre zhvillohet kështu:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf?

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen që po…

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, i kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndonjë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk kam ndërmend të blej libra të tjerë. Nuk i dhuroj askujt libra. Nëse do i dhuroja dikujt libër, ai duhet të ketë bërë të pamundurën për mua më parë.

Ky moment, që për disa mund të jetë interpretuar si i ftohtë apo befasues, pasqyroi sërish natyrën e drejtpërdrejtë dhe pa filtra të Mimoza Ahmetit – një autore e njohur për individualizmin e saj dhe qëndrimet e forta ndaj artit dhe jetës. Reagimi i saj ndezi menjëherë reagime në rrjet, ku publiku u nda mes atyre që e vlerësuan për autenticitetin dhe atyre që e konsideruan sjelljen e saj të tepruar për një moment televiziv.