Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus,
Një javë me aktivitete që ndihmohen nga vendosjet planetare. Nisim javën me Hënën te Binjakët, ku gjendet aty edhe Venusi. Ky bashkim ndihmon shumë për të zgjidhur çështje që i përkasin ekuilibrave emocionalë.
Nisim gjithashtu javën me një Uran në një hyrje shumë të bukur me Saturnin dhe në të kundërt me Neptunin. Të lindurit në ditët e para të çdo shenje i kanë të gjitha mundësitë për ta pasur të papriturën si faktor shumë favorizues.
Dashi
Nëse duan t’i marrin maksimumin kësaj periudhe, duhet të jenë të fokusuar. Sa më të qartë të jenë në profesion, aq më shumë rezultate të kënaqshme do të ndihen. Për ata që janë vigjilentë, do të kenë shanse shumë të mira për të hapur rrugën drejt pikës maksimale në ekonominë e tyre. Qëllimi i periudhës për Dashin është të ristrukturohet nga fillimi në karrierë.
Demi
Kjo hyrje e fortë e Uranit me Saturn-Neptun nxjerr në sipërfaqe dyzimin: aq sa duan të marrin riskun për të bërë ndryshimet, aq edhe hezitojnë dhe kanë pasiguri. Kjo për shkak të paqëndrueshmërisë në projektime që i kanë pasur për një kohë të gjatë. Ka ardhur koha të mendoni shumë seriozisht se çfarë korrigjimesh duhet të bëni në profesion, ku mund të aplikoni. Mërkuri në të kundërt do t’ju ndihmojë për korrigjime në punë.
Binjakët
Me tri hyrje të forta te ju. Nisur nga Hëna në qendër, që bën të mundur që familja dhe shtëpia të marrin ngjyrat më të bukura ose të zgjidhen problemet më të vështira që i përkasin dashurisë. Edhe për beqarët duket sikur shënohet fillimi i një periudhe shumë të mirë për njohje të reja dhe prurje të reja nga fati. Bashkimi i Hënës me Venusin nëse keni ndonjë çështje pagesash, vendoseni në agjendë që sot paradite.
Gaforrja
Kjo javë, pavarësisht se planeti i fatit ju bën të mos humbni optimizmin, nxjerr në pah çështje pagesash, detyrime ekonomike, kthim borxhesh ose lekësh nga çështje që janë bërë. Detyrimet ekonomike do të jenë stresi i ditës, por e sigurt është që do të ketë ndihma në drejtim të xhepit. Kujdes, duhet të jeni shumë tolerantë në ambientet profesionale, sepse lehtësisht mund të keqkuptoheni.
Luani
Mërkurin e kanë te vetja në një hyrje trekëndore me Venusin te Binjakët. Ka një tendencë për të rikthyer njerëz të së shkuarës në rutinë. Ka një tendencë për të zgjidhur problematika në çift që janë krijuar para disa kohësh. Dashuria ka momentin e vet dhe jep mundësi shumë të mira për Luanin. Është shenja më e favorizuar në dashuri. Zgjidhje të vogla në ekonomi do të jenë gjithashtu të favorizuara.
Virgjëresha
Kanë Marsin te vetja, ky Mërkur në hyrje shumë pozitive me Venusin. Është e sigurt që java ka lajme për ekonominë e tyre. Favorizohen shumë vështirësitë e vogla që shkaktojnë ankth. Ky Jupiter i ndihmon – ka mundësi shumë të mira që ankthi dhe stresi për çështjet e profesionit të zvogëlohet. Por arsye për të ankuar nga lodhja dhe agjenda do të kenë plot, pasi ky Mars e bën të përditshmen të lodhshme.
Peshorja
Duket sikur s’kanë çfarë bëjnë dhe trazojnë ujërat. Do të ishte mirë të merren me çështje të rëndësishme: shkresa, legalizime, dokumente, hipoteka. Vendosni prioritet çfarë keni të rëndësishme dhe mos u merrni me çfarë thonë të tjerët. Merrni iniciativa vetë. Bëjeni që sot, ndryshe do të analizoni emocione dhe do të ndiheni të padrejtë nga të tjerët.
Akrepi
Marsi i favorizon shumë në profesion dhe duket se do të gjejnë zgjidhjet e duhura. Mërkuri në një hyrje jo shumë komode sjell një vonesë në zgjidhje, por nuk e pengon rezultatin. Do ta arrijnë qëllimin pavarësisht rrugës me pengesa. Venusi ka të bëjë me kujdesin ndaj vetes, por jo me ngjyrat emocionale. Mërkuri në të kundërt i bën më të fjalëpakët se zakonisht.
Shigjetari
Të privilegjuarit e kohës për dashurinë, për martesën, për bebin, për marrjen e një vendimi për çati apo shtëpi. Shfrytëzojeni këtë periudhë deri në fillim të tetorit, pasi më pas do të zbehet ndihmesa nga fati deri në pranverën e ardhshme. Çfarë keni të rëndësishme për 2025, këtë javë do të jetë momenti që mund ta realizoni dhe që mund të shënojë 2025-ën tuaj. Qëndroni larg sporteve ekstreme.
Bricjapi
Në fazën ku ndodhen, me Jupiterin përballë, do të ndiejnë shumë ndihmesën e fatit. Çështjet që kanë pasur në familje duket se në mesjavë zgjidhen dhe lihen pas. Del prioritet vetja e tyre. Kjo periudhë shoqërohet me njohje të reja, miq me të cilët mund të kenë këmbime idesh shumë të mira në favor të punës.
Ujori
Favorizohen në drejtim të dashurisë. Erosi sentimental, raportet në çift apo çifte të reja do të kenë mundësi të evoluojnë dhe të zhvillohen. Ujorët që janë në lëvizje, që janë me pushime, do ta vërtetojnë shumë shpejt shijen e kësaj. Mbani sytë pak larg emocioneve në raportet profesionale – jo në ambientet profesionale, sepse mund të trazojnë ekuilibrat.
Peshqit
Është një periudhë ku e vetmja gjë që ju mban është siguria që kanë te njerëzit që duan dhe mbështetja e tyre. Pjesa tjetër shkakton luhatje, paqartësi dhe vazhdon të tregojë pasiguri në mënyrën se si ndihen në raport me fizikun, vlerat dhe aftësitë e tyre. Ky Venus, ndryshe nga shenjat e tjera, te Peshqit nxit anën e vështirë të dashurisë këtë javë, nxit hallet që vijnë nga dashuria. Peshqit e lindur në ditët e para favorizohen shumë në karrierë.
/vizionplus.tv