Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Jozefin Marku, i njohur për karizmën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Top Albania Radio, ku zbuloi detaje rreth projekteve të tij muzikore, por vëmendjen më të madhe e morën deklaratat për marrëdhënien e ndërlikuar me Loredanën, me të cilën kishte krijuar një lidhje gjatë spektaklit.
Gjatë bisedës me gazetarin Ronaldo Sharka, Jozi nuk ngurroi të shprehej hapur për ndryshimet që, sipas tij, kanë ndodhur te Loredana pas daljes nga “Big Brother”. Ai e pranoi se nuk janë takuar prej disa muajsh dhe e cilësoi sjelljen e saj në media si të “ftohtë” dhe “zhgënjyese”.
“Ka marrë një rrugë jo të mirë” – Jozi shprehet i zhgënjyer
Jozi nuk preferoi të jepte shumë detaje, por la të kuptohet se distancimi mes tyre nuk ishte pa arsye. Ai u shpreh:
“Ka marrë një rrugë jo të mirë, mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme”, duke lënë të kuptohet se disa prej vendimeve të Loredanës nuk përputhen më me vlerat që ai kërkon te një partner.
Kur Ronaldo përmendi komentet e Don Xhonit në rrjetet sociale – një zemër e kuqe dhe komente të ëmbla në videot e Loredanës në TikTok – Jozi u tregua i matur, por nuk i fshehu ndjesitë e tij.
“Të them të drejtën nuk i marr seriozisht këto gjëra. Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…”, u shpreh ai, duke shtuar se këto gjeste i duken të vogla dhe të pavlera në thelb.
A është mbyllur përfundimisht historia me Loredanën?
Ndërsa spekulimet për një rikthim të mundshëm mes tyre vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet, Jozi dukej se e kishte mbyllur kapitullin.
“Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet, thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan”, përfundoi ai.
Intervista ka ngjallur interes të madh në rrjet, me ndjekësit që ndajnë mendime të ndryshme – disa duke e mbështetur Joziun për qëndrimin e tij dinjitoz dhe të rezervuar, të tjerë duke kërkuar reagim nga vetë Loredana.
Në këtë kohë pas “Big Brother”, duket se lidhjet e krijuara brenda shtëpisë vazhdojnë të kenë jehonë të fortë jashtë saj, por gjithashtu edhe prova të vështira për t’u mbajtur gjallë në realitetin e përditshëm.