La 3 fëmijë jetim, historia tr*gjike e 43-vjeçarit që h*mbi jeten gjate shuarjes se flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.

Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.

Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj.

Fillimisht ai është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka vdekur rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë”, njoftoi Policia.

Viktima është Bledar Spahiu, punonjës i ADZM Dibër mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.