I hyre ne h*k Zotit! Vr*u vllain dhe kunatën, prokuroria ben kerkesen e forte per Arsen Muskurtin

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain e të tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti pas konflikteve të përsëritura.

Muskurti vrau me armë zjarri vëllain dhe kunatën brenda biznesit të tyre, ndërkohë sipas  Prokurorisë, i pyetur për ngjarjen Arsen Muskurti është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrau vëllain dhe kunatën pas konflikteve të përsëritura Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në përfundim të hetimeve, kërkon dënimin me burgim të përjetshëm, të shtetasit A.M. për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal për vrasjen e vëllait të tij shtetasit D.M. dhe kunatës N.M.

Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dore një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat.

I pyetur për ngjarjen, shtetasi A.M. u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë./Radar.al 

Një nga statuset e Arsen (Hamza) Muskurtit në Facebook

 

“Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj… Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet.

 

Këto që keni bërë JU i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & Dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.

Nëna nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në hak dhe ju kanë bërë zullum.  Dhe për këtë gjë Dritan Muskurti, Nora Muskurti, Visjana Dada, Artur Xhukellari do të mbajnë përgjegjësi para Zotit, shtetit dhe njerëzve.”

Por, dyshohet se edhe çifti që ndërroi jetë sot, prindër të tre fëmijëve nuk i kishin kursyer fyerjet për Arsen Muskurtin në rrjetet sociale. Të paktën sipas atyre që thotë vetë autori. Një adresë me emrin Visjana Dada shpërndante fotot e Arsen (Hamza) Muskurtit dhe përdorte një fjalor të rëndë kundër tij.