Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme mes influenceres Hati Brika dhe biznesmenit Enea Marku. Dyshimet u shtuan pas pranisë së tij në festën e ditëlindjes së Hatit, ku të ftuarat ishin thuajse të gjitha vajza.
Në reagimin e tij të parë publik, Marku mohon kategorikisht çdo përfshirje dhe i cilëson lajmet si të rreme.
Dua të ndaj me të gjithë një sqarim shumë të rëndësishëm, sepse kohët e fundit po qarkullojnë lajme, thashetheme dhe spekulime rreth meje, Enea Marku, dhe një personi tjetër me emrin Hati. Dua të them qartë dhe pa asnjë dyshim: asgjë nga këto nuk është e vërtetë,” shkruan ai.
Ai i konsideron këto si “gënjeshtra të plota, të shpikura dhe të përhapura nga portale që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën” dhe shton: “Nuk kam asnjë marrëdhënie me personin që përmendet, dhe çdo insinuatë në këtë drejtim është e rreme dhe keqdashëse”.
Marku përmbyll reagimin e tij duke kërkuar respekt për privatësinë dhe duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur
Dua të ndaj me të gjithë një sqarim shumë të rëndësishëm, sepse kohët e fundit po qarkullojnë lajme, thashetheme dhe spekulime rreth meje, Enea Marku, dhe një personi tjetër me emrin Hati. Dua të them qartë dhe pa asnjë dyshim: asgjë nga këto nuk është e vërtetë.
Bëhet fjalë për gënjeshtra të plota, të shpikura dhe të përhapura nga portale që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Janë mashtrime të pastra që synojnë të krijojnë zhurmë dhe konfuzion. Nuk kam asnjë marrëdhënie me personin që përmendet, dhe çdo insinuatë në këtë drejtim është e rreme dhe keqdashëse.
Është për të ardhur keq që në vend që të respektohet privatësia dhe e vërteta, disa zgjedhin të përhapin lajme të rreme për klikime apo për të tërhequr vëmendje. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i përfshirë në asgjë nga ato që janë përfolur, dhe çdo person që më njeh e di shumë mirë karakterin dhe parimet e mia.
Ju falënderoj të gjithëve që keni treguar mbështetje dhe që dini të bëni dallimin mes realitetit dhe thashethemeve pa bazë. Mos i besoni gjithçkaje që lexoni, e vërteta nuk ka nevojë për zhurmë.