Cudia e Kapexhiut: Në filmin “Dy herë mat” isha regjisor, skenarist e aktor… ja sekreti qe askush se ka zbuluar

Bujar Kapexhiu është i mirënjohur për rolin e kampionit të shahut nga Tirana që shkon në Sarandë dhe mundet nga një vajzë e vogël.

Filmi “Dy herë mat” është një komedi gazmore dhe Kapexhiu zbuloi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se për të luajtur rolin ishte caktuar aktori Agim Qirjaqi dhe në të vërtetë nuk di të luajë shah dhe lojëra të tjera sepse i quan humbje kohe.

Kur isha në filmin vizatimor kam bërë rreth 30 skenarë filmash. Shkrova edhe komedinë “Dy herë mat”. Mendova për aktorët jo për veten. Këtë rol mendova se do ta luante Agim Qirjaqi, një aktor i rradhë. Iku shpejt nga kjo jetë. Nuk e lejuan se po xhironte një film, atëherë drejtoria tha se duhej ta luaj vetë këtë rol ku isha edhe skenarist dhe regjisor.

Unë s’kam luajtur kurrë shah se më është dukur humbje kohe dhe merresha me librin.

Kam patur një operator, Linoel Konomin. Kam 4 filma, katër role në teatër, 4 vetë jemi në familje. shtëpinë e kam në kat të 4-t. Kam një djalë dhe një vajzë. Vajza jeton në Qipro ka mbatuar për financë dhe jeton atje. Djali jeton në Belgjikë dhe ka mbaruar për pikturë. Pasioni i vajzës ka qenë sportidhe  ka qenë sportiste e skuadrës së Tiranës”, rrëfeu Kapexhiu.

Bujar Kapexhiu, prej rinisë së tij nuk i ka hequr mustaqet. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai tregoi një episod kur bënte ushtrinë pas mbarimit të shkollës së lartë dhe të gjithë ushtarët dhe studentët kishin lënë mustaqe. Por pas vizitës së gjeneralit në repartin ushtarak në Shkodër, u urdhërua që të gjithë të hiqnin mustaqet, duke favorizuar vetëm aktorin, sepse, sipas gjeneralit, i duheshin për filmin dhe në atë kohë shfaqej filmi “Dueli i heshtur”.

“Në këtë foto me mustaqe jam në vitin 1967. Jam ushtar pasi kam mbaruar Akademinë e Arteve dhe studentët shkonin 6 muaj dhe bënin ushtri. Kam qenë në Shkodër. Dëshira e ushtarëve ishte të linin mustaqe dhe i lanë.

I lamë të gjithë student dhe ushtarë. Këtu, në këtë foto, jam me kostum dhe kravatë dhe janë rrobat civile që i kisha lënë te shtëpia e Rikard Ljarjes. Flokët janë si aktori francez Morris Rene dhe në repartin ushtrak  të gjithë ishin me mustaqe.  Aty kalon një ditë aty gjenaral Qazim Kapisyzi. Ai sheh mustaqe, mustaqe… Çfarë janë këta?!- u habit.

U mblodhën të gjithë dhe ai tha: Të gjithë të largoheni dhe të gjithë të hiqni mustaqet. Të mos shikoj asnjë njeri me mustaqe, përveç Bujar Kapexhiut se i duhen për film.

Në atë kohë në Shkodër shfaqej filmi “Dueli i heshtur” dhe unë isha i vetmi që mbeta me mustaqe me leje gjenerali.

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të vjetra të saj si Sali Berisha dhe Edi Rama. Ai u shpreh se ata tashmë kanë hyrë në historinë e Shqipërisë dhe është një shans I madh që janë dhe duhet të jenë sa më gjatë.

« Unë jam më i madh në moshë se Sali Berisha se kam lindur disa muaj më parë se ai. Është shans që i kemi këta si Sali Berisha dhe le t’i kemi sa më gjatë. Duam s’duam, e do nuk e do ti figurën e Ramës dhe të Berishës janë figura që kanë mbetur në historinë shqiptare, tashmë i takojnë historisë. Kanë një kontribut të caktuar që njëra shumicë numëron vetëm të mirat, tjetra vetëm gabimet.

Berisha është shumë i respektueshëm. Më duket absurd që Ramës berisha u themi ik. Absudriteti më i madh është kur dëgjoj “Rama Ik”. Tani për Berishën dhe Ramën, njëri nuk është artist tjetri nuk është mjek. Ata janë politikanë tashmë dhe nuk mund t’u thuash ik.

Profesioni i tyre është politika.

A duan ta heqin Ramën? Janë 500 mijë që duan të heqin, por kur të bëhen shumicë le ta hiqen. Ai ka thënë se do të iki kur dua vetë. Mund t’i them edhe unë lëre mjaft, por ai e di më mirë vetë. Është si puna e futbollistit që lë kupucët kur bën golin dhe ikën.

Ik si kryetar partie, ik si kryeministër dhe hajde të rrimë bashkë si shok si mik”- tha Kapexhiu.