Gazetari Poli Hoxha kërkon ndjesë publike: Erion Veliaj ska pirë 30 kile raki në b*rg, por ka pirë…!

Gazetari Poli Hoxha ka reaguar me ironi ndaj deklaratës që solli reagime të shumta në rrjet, ku ai dha informacionin se Veliaj kishte pirë 30 kile raki në burg.

Mediat pranë Veliajt u kujdesën menjëherë që të kapnin lapsusin që ato ishin “litra” dhe jo “kile”, por në asnjë rast nuk mohuan vërtetësinë e lajmit.

Gazetari Hoxha për këtë lapsus ka kërkuar ndjesë duke sqaruar se ato ishin vërtet 30 litra dhe jo 30 kg.

Ndjesë e thellë publike! Informacioni që ndava te emisioni i Erla Mëhillit se Erion Veliaj gjatë kohës që po qëndron në qeli ka pirë rreth 30 kg raki është i pasaktë. Pas reagimeve dhe tronditjes së madhe, përgënjeshtroj veten, sepse Veliaj në burg nuk ka pirë 30 kg raki, por 30 litra raki. E kuptoj tronditjen tuaj, se edhe vetë jam i shokuar, që një boss si “Lali Eri” pi raki dhe jo Uiski nga më i shtrenjti. Por ky ështē problemi i ” Redaktorit”, miqve dhe borderoristave të tij jashtë!

Gazetari Poli hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pirë rreth 30 litra raki në pak kohë gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit.

Ai u shpreh se Veliaj është ën gjendje të rënduar emocionale, teksa ditën e djeshme iu komunikuan edhe akuzat zyrtare nga SPAK.

“Është në një gjendje shumë të rënduar. Informacionet i kam nga brenda, nga vetë gardianët. Më thonë se pi pa kontroll, rreth 30 litra raki, dhe është në gjendje të rëndë emocionale”, tha gazetari.

Veliaj u transportua në spital disa ditë më parë, pasi kishte probleme shëndetësore, teksa gjatë muajve të fundit ka humbur më shumë se 10 kg nga pesha trupore.

Por deklarata e tij nxjerr në pah një tjetër skandal që ndodh brenda burgjeve në vendin tonë, ku alkooli është i ndaluar. Si ka mundur Veliaj ta fusë në burg gjithë atë sasi rakie?

Drejtoria e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë duhet të nisin hetimet, pasi kemi të bëjmë me shkelje ligji, ku disa të burgosur favorizohen për shkak të detyrave që kanë mbajtur më herët.