Gjenndje al*rmante nga zj*rret në Delvinë, evakuohen fshatrat, jane dj*gur dy shefa policie, thuhet se …(Video

Situata me zjarret në Delvinë është alarmante, ku banorë të tre fshatrave kanë nisur të evakuohen për shkak se rrezikohet jeta e tyre.

Siç duket edhe nga pamjet më të fundit që vijnë nga terreni në redaksinë e BalkanWeb, zjarri po shkrumbon gjithçka, edhe pse forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët.


Zjarri që përfshiu mesditën e së enjtes pjesën e Kalasë në fshatin Senicë, bashkia Delvinë, ka dalë jashtë kontrollit.

Si pasojë e tij, kanë pësuar dëmtime nga flakët 2 shefa komisariati të policisë së Delvinës, komisar Agim Troci i cili ndodhej në terren me ekipin e punonjësve për shuarjen e zjarrit dhe edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame pasi është asfiksuar nga tymi.

Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

Zjarri ka përfshirë dhe fshatin Palavli. Deri tani numërohen 11 shtëpi të djegura e bashkë me to edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë. Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë.

Ndodhen gjithashtu edhe forca të emergjencave civile, forca të policisë dhe autoriteteve vendore janë në ndihmë për shuarjen e zjarrit. Ndodhet në vend edhe ambulanca për çdo rast. Për shkak të rrezikut nga zjarri ka nisur evakuimi i banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçez.

 

Njoftimi i ministrisë:

 

 

 

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

(BalkanWeb)