Historia e dh*mbshme e Anestit: Ishte mashkull ‘dede’, ja pse nuk flinte gruaja prej 20 vitesh me të!

FIER– Krimi në familje në Frashër të Fierit ka tronditur rëndë opinionin publik. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij ku deklaron se famijarët e trajtonin shumë keq.
Banori është shprehur se viktima nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.

FqinjiNuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.

Pse mund ta kenë bërë?

FqinjiKarakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.
Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?

Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël./Radar.al