Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.
Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhë para se ai të marrë mandatin e deputetit në shtator, të fituar në zgjedhjet e 11 Majit. Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në përgjimet për Erion Veliajn, i cili është shprehur se Tërmet Peçi kandidoi për deputet për t’i shpëtuar arrestimit.
“Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita… Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit?
Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai. Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët.” – tha Këlliçi në A2 CNN.
Ja lajmet qe kane qarkulluar me heret per Termet Pecin qe zbulojne dhe akuzat qe pritet ti jepen
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbarkuar këtë të hënë në Bashkinë e Tepelenës, ku sipas informacioneve të Syri TV, po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë.
Dyshohet për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzime me fondet shtetërore. Kjo Bashki drejtohej nga Tërmet Peçi, deri para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, kur vendosi të jepte dorëheqjen dhe të kandidonte për deputet ku fitoi edhe mandatin.
Tërmet Peçi është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike më 30 Prill, sipas një deklarate për shtyp nga selia blu.
Kallëzimi është bërë referuar emisionit “Plug” ku denoncoi se drejtori i Bashkisë së Tepelenës Lorenc Bami në vitin 2017 në emër të bashkëshortes Aleksandra Bami dhe në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha,themeluan kompaninë “NG STRUCTURES shpk”.
Kjo kompani ka marrë 18 milionë euro tendera nga bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës dhe 66 milion euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.
Lexo edhe:
Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!
Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë
Gjithashtu, “NG STRUCTURES” rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga “IUMENTIS shpk”, kjo e fundit me firmën e Tërmet Peçit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e gruas së Lorenc Bamit.
Ndërkohë, pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami, gruaja e drejtorit Lorenc Bami themelon kompanië “Artreum Generation” me ortak themelues Mateo Shehu, i biri i Gjolek Shehu pronarit të “IUMENTIS”. Kompania “Artreum Generation” ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit.
Gjithashtu, motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, një mësuese, drejtoreshë shkolle, është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi me VKB të posaçme, i vëllai kryebashkiak i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD.