‘E shiti Berishen…’ Evi Kokalari i nxjerr ‘sekretet’ Cim Pekes! Katunari i Hasit: Ja cfare bëri për një leje pallati

Është për të vënë duart në kokë që ky katunari i Hasit vazhdon mendon se është strategë dhe mjaft i sofistikuar për të na e hedhur ne të tjerëve.
Ai ishte ‘rithemelimi’ i së djathtës që ju vet e shkatërruat me ty në krye që je bërë si sekretari i Shkëlzenit.

Ti i solle këta të Lulit, ti uleshe nëpër kafene me Saljanin dhe Dumën dhe ju mbyshje mëndjen të bashkoheshin me Sali Berishan, mbasi helmuan të gjithë demokratët në 8 Janar dhe shumica nuk i honepste dot.

Ti e bëre dhe koalicionin e shëmtuar me Metën që largoi votën e sovranit seriozë, sepse të dukej vetja i zgjuar dhe strategë.

Ti e shtyve dhe Këlliçin si kandidatë për garën e bashkisë mbasi negociove privatisht me Veliajn për Kullën e Malit dhe Veliaj të tha që Këlliçin donte.

Dhe kur ta thashë unë copë në fytyrë që ju po bënit pazare bashkë me Metën dhe Veliajn (ishim në makinën tënde), ti më çensurove nga Syri, o i gjorë që një gjë kishe në dorë, pra një kanal mediokër për të cilën bëre sparkatën dhe i luteshe si qen oligarkëve të të jepnin pjesën tjetër të parave për ta hapur, dhe ke kurajo të çensurosh pikërisht dikë si unë që i dola në krahë Berishës në ditën e tij më të zezë.

Imagjino një katunar si ty të ketë më shumë pushtet se kaq.
Po, po – me gojën plot them, dil përpara pasqyrës dhe ftillohu për katunarizmin që transmeton, jo vetëm në pamje, por dhe kur flet, çfarë thua dhe mbi të gjitha si artikulohesh.

Ne të tjerëve që ishim super seriozë për ndryshime në atë vënd, katunarizmi juaj na ka ardhur në majë të hundës, kështu që tashti është rradha jonë për të folur, qartë, pastër dhe pa doreza.

Dhe jam shumë e qartë që dhe shpifjet se mua më paguante Veliajn, nga zyra jote dhe korridoret e Syrit kanë dalë. S’e kam harruar jo, dhe një ditë Syri yt do investigohet që me investimet fillestare që ishin pastrim parash, dhe deri tek rrogat që jep gjysëm legalisht dhe gjysëm nën dorë. Nga i gjen Syri gjithe atë para kesh që paguan moderatorët?

Kur ta kuptoj Sali Berisha dhe Shkëlzeni çfarë dëmi ju ke sjellur ti atyre, do jetë shumë vonë.

Ndërkohë, ti mëncuri, jam e sigurt që po përgatit terrenin për ‘rithemelim’ të ri me Argita Malltezin në krye, qafën drejtuese të korrupsionit në atë parti dhe qeveritë e shkuara të Berishës, dhe kur kjo të ndodh, këtu do të më keni….do merrem personalisht me Argita Malltezin…so BRING IT ON.

Në fakt dhe Argita Malltezin ti ja ke shtyrë Shkëlzenit, sepse ma ke thënë mua në 2021 dhe Malltezi e ka thënë publikisht që Shkëlqzeni e ka shtyrë, kështu që Argita të mendohet mirë nëse do ti hyj kësaj valle se mua një hap prapa do të më ketë.

Dhe me që ra fjala, ç’punë ka Shkëlzeni që të vendos kush do të jetë kryetar i PDsë? A nuk është në sektorin private apo doni realisht ti jepni prova SPAK-ut se si e përdorni PDnë për bizneset tuaja?

Ajo PD o do mbyllet, o ju do ikni të gjithë që të rindërtohet dhe rindërtimin nuk do ta bëj më katunaria e kastit tuaj por do ta bëj qytetërimi i kastës tonë.