E fundit! Dalin emrat e ministrave qe gati u rr*hën! Rama shkarkon Zv ministrin ‘amerikan’

Pa asnjë njoftim zyrtar, në heshtje totale dhe pa zhurmë mediatike, është larguar nga detyra zëvendësministri i Financave, Florian Semani – vetëm pak muaj pas një emërimi të bujshëm në shkurt, ku u prezantua si “eksperti amerikan” që do sillte standarde dhe transparencë.

Me një CV që përfshinte eksperiencë pranë Departamentit të Thesarit Amerikan, Semani u shit si një goditje prestigji për administratën shqiptare. Por për strukturën e kalbur të Ministrisë së Financave, kjo përbënte kërcënim.

Burime nga brenda institucionit thonë se shkaku i vërtetë i largimit ishte refuzimi i Semanit për të firmosur dy koncesione të dyshimta. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Besmir Beja – emër që shfaqet rëndom në skandale e sherre në institucionet shtetërore – po e shtynte drejt firmosjes me porosi “nga lart”.

Përplasja mes tyre nuk mbeti vetëm verbale. Tensioni thuhet se u agravua deri në konfrontim fizik. Por ministri aktual i Financave, Petrit Malaj – i njohur për “aftësitë” e tij në ring dhe për përplasjen e fundit me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani – zgjodhi të mos ndërhynte. Përkundrazi, “boksieri i qeverisë” u rreshtua me interesat që po shtynin përpara koncesionet.

Rasti i Florian Semanit nuk është rast i izoluar. Në administratën e Rilindjes, konfliktet për interesa korruptive ose për histori të mjegullta kanë degraduar shpesh në sherre e përplasje fizike.

Në shumë prej tyre shfaqet emri i Besmir Bejës – ish-zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, ish-sekretar i Ministrisë së Brendshme dhe tani kyç në Financat shqiptare.

I njohur për lidhjet e tij me pikën famëkeqe të këmbimit valutor “Lapraka Union”, Beja është njeriu që sipas disa burimeve “shërben sa herë duhet mbyllur ndonjë aferë”.

Urdhri i fundit që i erdhi nga lart: largimi i Florian Semanit. Dhe kështu ndodhi. Heshtur, por jo pa gjurmë.