Gazetari tr*ndit: “A ka guximin njeri ti thotë këtij kamarierit, ‘mos ik nga Shqipëria’?” (Foto)

Ngjarja e rëndë e ndodhur në një hotel të njohur në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier u dhunua fizikisht dhe verbalisht nga ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, dhe Leart Bimo, një person me precedentë penalë, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Në video, e cila është bërë virale, shfaqet momenti kur njëri prej autorëve e godet me grushte kamarierin, pas një konflikti banal për një shishe më tepër uji.

Ngjarja ndodhi në sy të klientëve dhe turistëve të huaj, të cilët janë larguar menjëherë nga ambienti.

Për këtë incident ka reaguar gazetari Olti Curri, i cili ka bërë një postim ironik dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke ngritur një pyetje të fortë:

Ka ndonjë këtu që ka guxim t’i thotë këtij djali të mbarë që ka zgjedhur të punojë me ndershmëri si gjithë moshatarët e tij në botën normale: ‘Mos ik nga Shqipëria’! Mos ik se kjo që ndodhi ishte rastësi!”.

Ai vijon duke përshkruar me tone të forta ironike situatën, duke vënë në pikëpyetje mënyrën si funksionon drejtësia dhe trajtimi që i bëhet të rinjve të ndershëm përballë arrogancës së të fortëve:

Në fund, ai thekson se kjo ngjarje nuk është thjesht një grusht ndaj një kamarieri, por një goditje simbolike për shoqërinë.

Një djalë 18-vjeçar, nxënës ekselent dhe shembullor, dhunohet publikisht në vendin e punës për një shishe ujë – drama e një të riu shqiptar që punon me ndershmëri për të përballuar shpenzimet e maturës

Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një kamerier 18-vjeçar, nxënës i shkëlqyer në klasën e 11-të dhe me sjellje të admirueshme, u dhunua brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një shtetas tjetër me precedentë penalë. Shkak për dhunën u bë një incident banal: një shishe ujë më tepër e servirur në tavolinë. Djali, i cili punon gjatë verës për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për përballimin e maturës, u përball me arrogancën dhe brutalitetin e përfaqësuesve të rendit dhe shoqërisë.

Nxënësi, për të cilin kujdestarja e klasës shprehet me krenari se është një nga më të mirët – me nota maksimale, edukatë shembullore dhe pjekuri për t’u admiruar – përfundoi viktimë e një akti dhune që e poshtëron jo vetëm si individ, por edhe si simbol i rinisë shqiptare që përpiqet me ndershmëri të ndërtojë të ardhmen. “Ai është një djalë i mrekullueshëm. Po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Dhe u dhunua nga një ish-polic që i mungon çdo vlerë njerëzore,” – shkruan mes të tjerash mësuesja e tij.

Pamjet filmike dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një akt të dhunshëm, të ndodhur para klientëve dhe turistëve, ku i riu është goditur në fytyrë dhe qafë. Reagimi i pronarit të lokalit, Vasil Bedinaj – i njohur për përfshirje në incidente të tjera të mëparshme – solli përshkallëzimin e situatës dhe përfundimin e ish-shefit të qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi, në spital. Ky i fundit u pezullua menjëherë nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërkohë që ndaj tij është nisur procedura disiplinore dhe penale.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta edhe nga Kryeministri Rama, i cili deklaroi se Isufi duhet të përjashtohet pa kthim nga radhët e Policisë së Shtetit dhe të dalë përpara drejtësisë. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë paralajmëroi rritje të përgjegjësisë ligjore për të gjithë punonjësit e shtetit që shkelin ligjin, brenda apo jashtë orarit të punës.

Por përtej deklaratave zyrtare, kjo është një pasqyrë e trishtë e realitetit me të cilin përballen të rinjtë shqiptarë: kur përpiqen të jenë të mirë, të drejtë, të edukuar dhe të punojnë me ndershmëri, shpërblimi nuk është mbështetja e shoqërisë, por dhuna, frika dhe poshtërimi. Në një vend normal, një djalë i tillë do të duhej të ishte shembull. Në Shqipëri, ai bëhet viktimë.

Ky incident nuk është thjesht një rast i izoluar, por një simptomë e thellë e krizës morale dhe sociale që po i largon të rinjtë nga vendi. Në vend që të frymëzojmë brezin e ri për të ndërtuar me dinjitet dhe përkushtim të ardhmen e tyre, u tregojmë se këtu e mira nuk mbrohet, por sulmohet.

Ky është realiteti që duhet ndryshuar me urgjencë. Për të rinjtë si ai kamerieri 18-vjeçar – që pavarësisht vështirësive nuk dorëzohen, që studiojnë me përkushtim dhe punojnë me dinjitet – Shqipëria duhet të jetë shtëpi, jo vend i dhunës dhe padrejtësisë.