“I çova një shishe ujë më tepër, kaq”

Kamarieri 18-vjeçarë ka rrëfyer ngjarjen skandaloze në Vlorë ku u dhunua nga Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon.

Ngjarja ndodhi pasi kamarieri shërbeu porosinë në tavolinë, e cila përfshinte një shishe ujë më tepër nga porosia e Isufit.

Lexo edhe :

Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato.

Më tha sill vetëm një ujë dhe më ofendoi disa herë.

E hoqa ujin nga tavolina dhe i thash, vetëm mos ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri aty.

Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte.

Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu.

Sapo i kam mbushur 18-vjeç“, rrëfen kamarieri.

/vizionplus.tv

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën turistike të Skelës.

Kamarieri i një prej hoteleve në zonë, është sulmuar fizikisht nga një person gjatë orarit të punës, në prani të punonjësve të tjerë dhe kilentëve.

Kamerat e sigurisë të lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë ku dhe është bërë i mundur identifikimi i personit, Adrian Isufi ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë.

Isufi shihet duke u futur në lokal dhe fillon të shajë dhe ofendojë kamarierin 18-vjeçat dhe më pas e sulmon atë fizikisht duke e gjuajtur me shpulla dhe më pas me grusht.

Bashkë me Adrian Isufin, ndodhej dhe Leart Bimo, person me precedent penal të njohur, i cili ka ushtruar dhunë ndaj kamarierit të ri, për shkak të një shisheje uji të sjellë më tepër në tavolinë.

Në pamje shihet si Bimo ka kaluar në goditje të përsëritura fizike, duke i shkaktuar të riut lëndime serioze dhe gjendje të rënduar emocionale.

Ka qene vetë i dhunuari, 18-vjeçari i cili ka denoncuar rastin e rëndë si dhe ka treguar se arsyeja se përse e kanë sulmuar ka qenë diçka banale.

”Më qëlloi tre herë, njer me dacke dhe dy herë me grusht mu në mest të lokalit se i çova një bidon ujë tepër. Kaq ishte e gjitha.”