Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale, ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka përdorur një fjalor të ulët dhe ofendues ndaj një të riu 18-vjeçar që kishte bërë një koment kritik në një prej postimeve të tij.
Në mesazhin që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i riu shkruan se kishte komentuar tekstualisht:
“Shko pyet atë gruan me restorantin tek rruga Margarita Tutulani si e bën bukën. E di ti, aty ku vodhe votat dhe servilat patronazhistë vraponin të fshihnin provat”
Ky koment u bë në një video të publikuar nga vetë Braçe, ku ai fliste për cilësinë e bukës në vend. Por ajo që pasoi, ishte një mesazh privat nga profili i verifikuar i deputetit, ku ai i shkruante:
“Kush ta sugjeroi, ajo k**va që ke rrotull?!”
Menjëherë pas këtij komunikimi, deputeti Braçe e ka bllokuar denoncuesin.
Në vijim, i riu tregon se kishte gabuar rrugën në koment, pasi kishte dashur të përmendte rrugën “Marko Bocari”, përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku ndodhet restoranti “Tri Shefat”. Në këtë restorant ndodhi edhe një incident në zgjedhjet e 11 Majit, ku pronarja i kishte lënë një pjesë të lokalit në dispozicion të Braçes për përdorim elektoral, ndonëse pa asnjë shenjë ligjore si zyrë elektorale.
“Aty janë mbledhur qytetarë që kërkonin llogari, gazetarë, madje dhe policë që ruanin derën dhe nuk guxonin të hynin brenda. Janë filmuar edhe disa patronazhistë që iknin me çanta me vete.”
Ky rast ka ngritur shumë pikëpyetje për sjelljen e deputetëve në raport me qytetarët dhe për fjalorin që përdorin në komunikimet e tyre private.
JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përkatëse, si dhe vetë Partisë Socialiste, të reagojnë publikisht për këtë rast, dhe të mos e kalojnë në heshtje një sjellje që bie ndesh me çdo standard të komunikimit të një përfaqësuesi të popullit.