Nuk jam vrsësi unë ore jo”!

Ilirjan Selmani është i riu i shoqëruar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Toçe.

 

Autori i dyshuar i krimit mësohet se ka pasur lidhje intime me viktimën, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur, në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke iu drejtuar gazetarëve: “Nuk jam vrasësi unë ore jo”.

e Pogradecit ka shoqëruar këtë të hënë një të ri si të dyshuar, si pjesëmarrës ose person që ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes së një 52-vjeçareje në apartamentin e saj.

I veshur me një kanatiere basketbolli me numrin 16, në momentin e shoqërimit Ilirjan Selmani dëgjohet duke thënë se nuk është ai vrasësi:

“Nuk jam unë vrasësi, jo,” thotë ai.

I pyetur nga gazetarët “Pse e bëre vrasjen?”, i riu përgjigjet:
“Çfarë vrasje mo?”

Ndërsa ata ngulmojnë duke e pytur nëse e ka vrarë ai, Selmani përgjgijet:
“Ç’ne unë mo?!”

Bëhet fjalë për shtetasin Ilirjan Selmani, i cili është sjellë në vendin e ngjarjes për të treguar të gjithë dinamikën e vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teco.

Fillimisht, i shoqëruari është futur nga grupi i hetimit brenda banesës, dhe më pas, i shoqëruar nga policia, ka shkuar tek kazani i plehrave, ku janë gjetur rrobat e personit të dyshuar.

Nga pamjet shihet që ai tregon diçka me dorë.

Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse Ilirjan Selmani është autor i dyshuar i vrasjes apo person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

52-vjeçarja Kozeta Teco u gjet e pajetë me shenja dhune dhe plagë në trup mëngjesin e së hënës, ndërsa pas vrasjes banesës së saj i ishte vënë flaka në përpjekje për të humbur gjurmët.