Ermir Ndreaj, i arrestuar nga SPAK në skafin e tij luksoz në Palasë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, nuk figuron prej 7 vitesh pronar në letra i Cinco Cavallit, edhe pse klubi i njohur identifikohet me emrin e tij ‘Cinco’.

Cinco Cavalli Group, përmes një deklarate, është distancuar, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me Ermir Ndreajn.
“Cinco Cavalli Group dëshiron të sqaroje opinionin publik lidhur me një informacion të gabuar të publikuar sot në disa media online, ku është përmendur emri i një personi te arrestuar, qe ka lidhje me kompaninë tonë. Theksojmë se ky person nuk ka asnjë lidhje me Cinco Cavalli Group, as në pronësi, as në menaxhim, dhe as në ndonjë funksion tjetër të lidhur me aktivitetin e kompanisë sonë. Çdo përpjekje për ta lidhur atë me emrin e Cinco Cavalli është e pavërtetë dhe e pabazuar. Ky sqarim bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të kompanisë dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mëtejshëm. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo informacion shtesë për të garantuar transparencë dhe qartësi maksimale për publikun dhe median“, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kompania Cinco Cavalli, e cila mbulon klubin e natës në Durrës dhe pasuri të tjera, është themeluar në vitin 2016 nga Ermir Ndreaj, i arrestuar nga SPAK disa ditë më parë për trafik droge. Në vitin 2018, Ermir Ndreaj e kaloi kompaninë Cinco Cavallin në emrin e Enio Jahelezi allias Lul Jahelezi për 100 mijë lekë.

I takon SPAK dhe GJKKO për të konfirmuar nëse shitja është apo jo fiktive, por vlera e kompanisë me asetet është dukshëm më e madhe se sa vlera e shitjes. Biznesmeni Lulëzim Jahelezi rezulton pronar i një rrjeti lokalesh me emrin Enio Jahelezi; Cinco Cavalli, Cinco Summer, Cavalli Club, Cavaliero & Vox Palace Club, Vox Club etj., por edhe disa hotele si HOTEL DOANESIA, HOTEL DELUXE, ATRIUM DELUXE RESORT etj.

Në emrin e tij figurojnë edhe një rrjet kompanish ndërtimi, shërbimesh, udhëtimi, shërbime postare, eventesh etj. Në vitin 2014, Lulzim Jahelezi rezulton i shpallur në kërkim policor për falsifikim dokumentesh. Në gusht të vitit 2024, Lul Jahelezi është plagosur në Laprakë, në rrethana misterioze. Ai është paraqitur pranë Spitalit Ushtarak, ku pas indentifikimit u arrestua nga policia. Për t’a ruajtur, teksa merrte ndihmën mjekësore, ishte caktuar Eduart Laçi, oficer i patrullës së përgjithshme, komisariati nr.3. Laçi e lejoi Jahelezin të arratisej. SHKB arrestoi policin Laçi.

Në shkurt të vitit 2020, OFL i kërkoi Orges Jahelezit allias Artan Jahelezit, vëllai i Lul Jahelezit, të justifikonte pasuritë në emrin e tij dhe të afërmve, duke proceduar më pas me sekustrimin emergjent të pasurive, për të cilat OFL pretendonte se nuk kishin burim të ligjshën.
Vëllezërit Orges Jahelezi (Artan Elezi) i dënuar me 6.8 vite për laboratorin e heroinës në Has, Gramoz Jahelezi i dënuar për plagosjen e Flamur Toskës dhe i hetuar më pas për vrasjen e Toskës në një tjetër atentat, Elvis Jahelezi (Franc Jahelezi), Enio Jahelezi (Lul Jahelezi), Xhevdet Jahelezi dhe Luan Jahelezi kanë në pronësi pasuri me vlerë miliona euro, përfshirë hotele, klube dhe kompani të ndryshme.
SPAK konfirmoi vendimarrjen e OFL, duke i kërkuar GJKKO sekuestrimin e pasurive të vëllezëve Jahelezi, përfshirë edhe Cinco Cavallin si pasuri të paligjshme. Në shtator të vitit 2020, GJKKO konfirmoi kërkesën e SPAK-ut duke vendosur sekuestrimin e pasurive. Por, me vendim nr. 42, në 7 mars të vitit 2024, Gjykata e Apelit e gjeti të padrejtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke kthyer pasuritë në gjendjen e mëparshme. Kështu shpëtoi nga sekustrimi edhe Cinco Cavalli.
Cinco Cavalli është lidhja e dukshme mes Ermir Ndreajt, i cili sipas SPAK ishte pjesë e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Evropë, dhe vëllezëve Jahelezi, njëri nga të cilët (Artan Jahelezi) është dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Has. Gjithsesi, Gjykata e Posaçme e Apelit i ka konfirmuar si të ligjshme të gjitha këto pasuri, përfshirë edhe Cinco Cavallin.

Pasuritë që SPAK kërkoi të sekuestroheshin, por që gjykata i konsideroi të ligjshme
- Subjekti “ Albanopolis Hotel”, shpk, NUIS M01407013A, me administrator Vesa Mulgeci, me adresë: rruga “Mine Peza”, nr.23.
- Subjekti “Luan Jalehezi”, person fizik, NUIS K91323038A, Njësia Bashkiake nr.11, rruga Pandi Bardha, godinë 2 katëshe, kati 1, ngjitur me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
- Subjekti “Luan Jalehezi”, person fizik, NUIS L82110005B, rruga Irfan Tomini, Pallati I vjetër, pranë postës nr.8, kati 1
- Subjekti “ALBANIAN TRADE”, shpk, NUIS L31918001D, me administrator Enio Jahelezi, Njësia Bashkiake nr.5, rruga Andon Zake Çajupi, nr.23
- Subjekti “CAVALLI CLUB”, shpk, NUIS L92020024J, me administrator Enio Jahelezi, Njësia Bashkiake nr.6, rruga Reshit Bedri Karapici, ish-Qyteti i nxënësve, nr.1
- Subjekti “CINCO CAVALLI”, shpk, NUIS L61809506F, me administrator Enio Jahelezi, me adresë Lagjja nr.1, rruga Currilave, objekti me nr.463/52
- Subjekti “GO TRAVEL ”, shpk, NUIS L31909006V, me administrator Enio Jahelezi, rruga Hoxha Tasim, pallati 292, apartamenti 17/2, tek Xhamlliku.
- Subjekti “HOLET DELUXE”, shpk, NUIS L62415007D, me administrator Luan Jahelezi, Yzberisht , nr.315/104, vol. 18, faqe 9
- Subjekti “VOX CLUB”, shpk, NUIS L62126017K, me administrator Enio Jahelezi, Lagjja Sauk I Vjetër, ish godina e Murati do Brazil,26,
- Subjekti “ITALKROM 2000”, shpk, NUIS L38904601G, me adresë: Kukës Bytyc, Vlad, Pac