Janë zbardhur pseudonimet e trafikantëve të drogës që dyshohet se kanë trafikuar rreth 6 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës.
Të përfshirët janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal me lidhje ndërkombëtare. Më poshtë janë emrat dhe nofkat me të cilat njiheshin anëtarët e grupit:
GJKKO lëshoi urdhër arresti për trafik droge/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, dyshohet se fshihet në…
Artur Hoxhosmani – Njihej me nofkat: Burrelsi, Lambo, Santucio, dhe Santocio new
Devid Patrut, alias Devid Boraj dhe Elidon Skëndaj – Pseudonimet: Bisha dhe Bisha new
Ermir Ndreaj – Pseudonimi: Cinco
Plarent Dervishaj – Njihej me nofkat: Xio, Shoku dhe Plaku Matuf
Klevis Hoxhosmani – Pseudonimet: Keli dhe Santucio Brother
Erion Alibej – Njihej me emrat: Liz, Liizzz, Krymi dhe Noku
Ilir Lloshi – Pseudonimi: Licja
Ramazan Rraja – Pseudonimet: Xon, Xoni
Grupi kriminal dyshohet se ka organizuar transportin dhe shpërndarjen e sasisë së madhe të drogës në disa vende të Europës.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.
Zbardhen bisedat në SkyEcc mes Plaurent Dervishaj, pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve te BE dhe Britanisë së Madhe, me një përdorues tjetër të aplikacionit të koduar.
Në biseda e datës 30 prill 2020, Plaurent Dervishaj i shpreh shqetësimin bashkëbiseduesit lidhur me kapjen e tonelatave drogë me origjinë nga Ekuadori.
“Jam mërzit, u bë 6 rrugë rresht që s’ecin”, i drejtohet Dervishaj bashkëbiseduesit të tij, duke theksuar se droga ishte vendosur në paleta drush.
“Po u kapen 4 ton dy ditë para e i futen gjithë anijet ne skaner”, shton ai, teksa shprehet se çdo gjë ishtë në rregull, por kanë “fat leshi”.
Gjithashtu Plaurent Dervishaj i kërkon bashkëbiseduesit të tij nëse e kishte të mundur që të bënte kalimin e një sasie prej 188 çantash me lëndë narkotike kokainë nga Santa Marta, Kolumbi për në Anwers, dhe nëse e merrte përsipër do i jepte kontaktin që të diskutonin për detajet.
Nga bisedat, sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Dervishaj kishte bashkëpunëtorë në brendësi të portit që do t’i ndihmonin për nxjerrjen e ngarkesës së lëndës narkotike.
Ai i siguron bashkëbiseduesit se personat me të cilët ka krijuar kontakte ishin seriozë në punë dhe për këtë shkak nuk dëshiron që t’i humbiste duke dalë garant për ta.
Dervishaj i dërgon dhe kontaktin e aplikacionit të platformës së enkriptuar SkyEcc, ku rezulton i hetuari tjetër Artur Hoxhosnani.
PERGJIMET
Plaurent Dervishaj: Nga Santa Marta bohet gjo
Plaurent Dervishaj: Per ne Anders
Plaurent Dervishaj: Esht super i fort ky vlla
Plaurent Dervishaj: Po qe se ja mer menja te jap kontaktin qe te sqaroheni,
Plaurent Dervishaj: Me puntor mrena vila
Plaurent Dervishaj: Ok ja se do ta coj tani
Plaurent Dervishaj: Me puntor dhe sikyriti
Plaurent Dervishaj: Vlla ktu rri pa merak
Plaurent Dervishaj: Kto jan serioz ne pun e sdu ti hum
Plaurent Dervishaj: Jan shum te sakt
Plaurent Dervishaj: Ktu garantoj un
Plaurent Dervishaj: Si je po mërzit pak mu kap nji punë ka dy dit
Plaurent Dervishaj: U bon 6 rrugë rresht qe nuk ecin
Plaurent Dervishaj: Osh bo keq s’po merret vesh
Plaurent Dervishaj: Me paleta drush
Plaurent Dervishaj: Po u kapen 4 ton dy dit para e i futen gjithë anijet ne skaner
Plaurent Dervishaj: Po do çdo ishte ok po fat leshi
Plaurent Dervishaj: Vlla kryesori eshtë në burg në Spanjë
Plaurent Dervishaj: Qe na u vonu puna qe se nisem
Plaurent Dervishaj: Mu kap ajo qe te thash ne belgjik 811 Cop
Plaurent Dervishaj: Ka me shum se nji muaj vlla e kisha me firmë me firmë
Plaurent Dervishaj: Me paletë druri.