E bujshme! LAJM I FUNDIT – Shpallet në kërkim ‘oligarku’ shqiptar (foto)

Biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi po ndërtonte pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike.

Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, Sarandës dhe IKMT Tiranë me Inspektoriatin e Mjedisit.

Hdetimet nisën menjëherë pas informacioneve se po ndërtohej në tokën shtet dhe pa leje investimi i ri, një një impiant gazi (TEC). Policia njoftoi sot se janë arrestuar në flagrancë 2 inxhinierët e kompanisë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi.

Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

12 hidrocentrale në Mat dhe Librazhd, 2 kontrata BOT 35-vjeçare, 3 vendburime gazi, kompani offshore në BVI, tender pa garë me Albpetrol dhe ndërtim i paligjshëm në pronë shtetërore, faktet që po e fundosin perandorinë e tij

Dosja e zezë e Sokol Meqemejës: Si u ngrit perandoria e 12 HEC-eve,

Sokol Meqemeja, një figurë e errët e biznesit shqiptar, është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia e Shtetit pas zbulimit të ndërtimit të një impianti të paligjshëm gazi në pronë publike në Delvinë.

Por kjo nuk është thjesht një shkelje ndërtimore, është fillimi i çmontimit të një mekanizmi të tërë pasurimi, që është ndërtuar mbi koncesione të dyshimta, kontrata pa garë, struktura offshore dhe lidhje të fshehta me njerëz të pushtetshëm dhe botën e krimit.

Burime nga hetimi konfirmojnë se, përveç akuzës për ndërtim të paligjshëm, Meqemeja po hetohet edhe për përdorim të disa prej kompanive të tij për pastrim parash në favor të një grupi kriminal në qarkun e Elbasanit. Një pjesë e qarkullimit të lartë fiktiv dyshohet se është përdorur për të futur në ekonomi fondet e drogës dhe të trafikut të paligjshëm, përmes blerjes së pasurive të paluajtshme dhe përdorimit të kompanive si mbulesë.

Sokol Meqemeja filloi me industrinë ushqimore. Në 1999, themeloi “Frigo Food” sh.p.k., kompani që në pak vite u shndërrua në një ndër importuesit më të mëdhenj të mishit dhe nënprodukteve në Shqipëri. Ai siguroi ekskluzivitetin për sallamet “Wudy”, ndërtoi një rrjet të fortë shitjeje dhe krijoi një kapital të konsiderueshëm, i cili do të shërbente si trampolinë për zgjerimin e tij në sektorë të tjerë.

Në shtator 2022, kur AKU konfirmoi praninë e bakterit Listeria në disa lote të “Wudy”, Meqemeja reagoi me arrogancë: konsumoi sallamin para kamerave, duke përdorur një stil teatral dhe sfidues që e karakterizon në menaxhimin e krizave. Një njeri që nuk njeh kufij kur vjen puna te imazhi publik dhe sfidimi i institucioneve.

Dosja e zezë e Sokol Meqemejës: Si u ngrit perandoria e 12 HEC-eve,

Hidrocentralet: Fabrika e floririt të Meqemejës mbi lumenjtë e Shqipërisë

Sokol Meqemeja ka ndërtuar pasurinë e tij të vërtetë mbi lumenjtë e vendit. Më saktë, mbi dymbëdhjetë hidrocentrale të përfituara me dy kontrata koncesionare të tipit BOT (Ndërto–Opero–Transfero), të dhëna nga qeveria shqiptare për një periudhë 35-vjeçare. Këto janë ndër koncesionet më të mëdha dhe më të favorshme të dhëna ndonjëherë një sipërmarrësi të vetëm në sektorin energjetik.

Koncesioni i parë: HEC-et e Matit – “Energy Partners AL”

Kompania “ENERGY PARTNERS AL” sh.p.k., e krijuar në vitin 2009, është themeli i kontrollit të Meqemejës mbi 5 hidrocentrale në rrethin e Matit: Zall-Gjoçaj, Rukaj, Urake, Gure, dhe Reç. Vlera fillestare e investimit të deklaruar ishte 1.46 miliardë lekë, por sipas të dhënave të fundit, investimi real është shumë më i ulët.

Sipas QKB-së, 70% e aksioneve të kësaj kompanie i përkasin “Frigo Food” sh.p.k., pra vetë Meqemejës, ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga partnerë formalë. Në praktikë, ai ka kontroll absolut. Kontrata është e strukturuar me termat më të favorshëm të mundshëm: fitimi mbetet 100% te kompania për 35 vjet, ndërkohë që shteti nuk ka asnjë përfitim direkt përveç një takse minimale qiraje.

Për më tepër, kontrata përfshin jo vetëm ndërtimin e hidrocentraleve, por edhe të drejtën e ekskluzive për përdorimin e ujit, shfrytëzimin e infrastrukturës ndihmëse dhe aksesin në rrjetin e shpërndarjes. Me fjalë të tjera: shteti i ka dorëzuar Meqemejës një pjesë të territorit energjetik të vendit në mënyrë të pakthyeshme për dekada.

Koncesioni i dytë: HEC-et e Librazhdit – “HEC-i Dragostunjë”

Pak ditë pas marrëveshjes së parë, Meqemeja përfitoi një tjetër super-kontratë për ndërtimin dhe operimin e 7 hidrocentraleve në rrethin e Librazhdit: Dragostunjë, Guri i Zi, Studençan, Bushtricë, Rinas, Koshorisht dhe Klenjë. Këtë herë përmes kompanisë “HEC-i Dragostunjë” sh.p.k., e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të “Energy Development Group” (EDG), një tjetër kompani e Meqemejës.

Investimi i deklaruar ishte mbi 424 milionë lekë, por sërish ka prova që pjesa më e madhe e këtyre fondeve është mbuluar përmes kredi të buta, garanci shtetërore dhe kontrata ndihmëse me OSHEE dhe KESH.

Nga shitja e energjisë te manipulimi i TVSH-së

HEC-et e Meqemejës prodhojnë miliona kilovat energji në vit dhe janë të lidhura në rrjetin e shpërndarjes publike. Ai përfiton jo vetëm nga shitja direkte e energjisë, por edhe nga kompensimi i mungesës së prodhimit për shkak të kushteve klimatike (e ashtuquajtura “balancim i energjisë”), duke marrë pagesa nga OST dhe KESH për energji që nuk e prodhon fare.

Sipas të dhënave të padeklaruara publikisht, disa prej kompanive të tij kanë përfituar miliona euro nëpërmjet:

rritjes artificiale të shpenzimeve operative për të ulur bazën tatimore;

shitjes së energjisë përmes kompanive të lidhura si ndërmjetëse;

përfitimit të kthimit të TVSH-së nëpërmjet faturimeve të fryra.

Për më tepër, kontratat koncesionare i japin të drejtë për përjashtime fiskale, përfshirë TVSH-në për importin e makinerive dhe pajisjeve, një tjetër skemë që është përdorur nga shumë kompani për të futur pajisje ndërtimi ose mallra të tjera pa taksa, dhe më pas për t’i përdorur në sektorë të tjerë.

Struktura e Meqemejës nuk është thjesht e shtrirë, është e dizajnuar për të qenë e paaksesueshme. Përmes një zinxhiri të komplikuar kompanish, ai kontrollon energjinë, ndërtimin, tregtinë dhe pasuritë e paluajtshme.

Në sektorin e gazit natyror, kontrolli i vendburimeve në Frakull, Povelçë dhe Delvinë është ndërtuar përmes:

“EDG Natural Gas” → “EDG Future Gas” → “Delvina Holding Ltd” → “Delvina Gas Company Ltd” (e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, BVI).

Në letra, administratorë të huaj e mbajnë kompaninë finale; në realitet, Sokol Meqemeja figuron si pronar përfitues përfundimtar. Ky është përdorimi klasik i juridiksioneve të fshehta për të mbuluar pasurinë dhe për të shmangur përgjegjësinë fiskale.

Tenderi pa garë: Skandali Albpetrol dhe uzurpimi i pusit të naftës

Së fundmi, kompania “EDG Service” e Meqemejës, fitoi tenderin 32.4 milionë lekë nga Albpetrol për riparimin e pusit CA-58 në Cakran-Mollaj. Ishte i vetmi ofertues. Ky tender nuk është rastësi. Ai është pjesë e një skeme më të gjerë për të marrë kontrollin e aseteve strategjike me para publike, përmes procedurave që e kamuflojnë privatizimin real.

Këtu kemi konflikt të pastër interesi; Albpetrol njëkohësisht është autoritet kontraktues dhe partner biznesi i Meqemejës në ndarjen e prodhimit të gazit. Kjo skemë përbën një rast flagrant të kapjes së kompanisë shtetërore për interesa privatë.

Delvina dhe ndërtimi pa leje: Aksioni që e rrëzoi maskën

Në korrik 2025, gjatë një operacioni të IKMT dhe Policisë së Shtetit në Delvinë, u konstatua ndërtimi i paligjshëm i një impianti energjetik nga “Delvina Gas Company Ltd”. Impianti ishte ngritur në një pronë publike të shtetit shqiptar, pa leje ndërtimi, pa miratime mjedisore dhe në kundërshtim me çdo standard.

U arrestuan dy inxhinierë të projektit, ndërsa Sokol Meqemeja dhe një administrator lokal u shpallën në kërkim. Kjo është hera e parë që një pjesë e perandorisë së tij goditet me forcë nga strukturat shtetërore. Por është vetëm një fillim.

Sokol Meqemeja është përfshirë në të paktën dy dosje aktive të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), mes të cilave spikat hetimi për një transaksion të dyshuar korruptiv që lidhet me çështjen e inceneratorëve. Sipas dosjes zyrtare, Meqemeja dyshohet se ka ndërmjetësuar një shumë prej 140,000 eurosh përmes kompanisë “Frigo Food” sh.p.k., që më pas është përdorur për blerjen e një apartamenti luksoz nga ish-ministri i Financave. Transaksioni është realizuar në dukje si një hua dhënë një personi të tretë, por SPAK e konsideron atë si një shpërblim të maskuar, që lidhet me favorizime të dhëna në kontrata publike

Në vëzhgim janë kompanitë e ndërtimit, blerjet e apartamenteve dhe shpenzimet operative të fryra që nuk justifikohen me aktivitet real.

A është përdorur perandoria e Meqemejës si “lavatriçe” për miliona euro që vijnë nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale?

Për më shumë se 20 vjet, Sokol Meqemeja ishte simboli i një modeli të heshtur pasurimi: përfitim kontratash publike, fshehje pas offshore-ve, ndërtime pa leje, tendera pa garë dhe lidhje të heshtura me politikanë të lartë. /Pamfleti