“Nuk dua të kem fëmijë”/ Sh*kon Amber: Une sja jap dot kenaqesine e te paturit nje…

“Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time”

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Ajo foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

“Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova…
Pjesë nga intervista:

Ronaldo: A do të krijosh një familje, të kesh fëmijë?

Amber: Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time. Absolutisht nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe, nuk mendoj të adoptoj… Më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë e me baba, natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë. Në këtë jetë ne nuk do të thotë që t’i bëjmë të gjitha dhe të marrim përsipër gjëra që mund të mos i bëjmë dot dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.

Ronaldo: Mendon për pasojat që mund të ketë te fëmija?

Amber: Absolutisht që po.

Ronaldo: E lidh këtë me mentalitetin shqiptar?

Amber: Jo, sepse nëse unë do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam. Por ai fëmija, duhet të rritet me një nënë e baba natyral dhe duhet të ketë një jetë të lumtur e të mos ketë trauma. /TAR/

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka treguar për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhëniet me ish-banorët.

Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal te fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

“Kush është ky, Frederik Ndoci?”.

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn te këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

Amber: Pak, po (qesh).