TR*NDITESE ne Vlore/“Polici po l*fton me jetën”, avokati:“Ja çfarë më ka thënë,gjysmën e fytyrës nuk e ndjen”

Kujtim Cakrani, avokati i policit Ardian Isufi tha në emisioni Now në Euronews Albania se linçimi publik që po i bëhet klientit të tij pa u zbardhur e gjithë e vërteta është padrejtësi.

Ai tregoi se pronari i resortit ku ndodhi ngjarja ka hedhur në media vetëm pjesën e pamjeve nga ngjarja që i intereson atij, ndërkohë që dhuna barbare e ushtruar ndaj policit nga mbi 10 persona është fshehur.

Sipas Cakranit, shkak i ngjarjes ka qenë vetëm kamarieri 18-vjeçar i cili siç tha është treguar joetik në komunikimin me klientët.

“Ka pasur një konflikt mes djalit kamarier që ka qenë shkaktari i të gjithë kësaj problematike se nuk ka përdorur një etikë siç duhet ta përdorte ndaj 2 klientëve. Po mbroj policin se ka qenë më i dhunuari dhe më i sulmuari në këtë histori. Ai djali pa etik ka përdorur një fjalor që nuk duhet të përdorte, dhe është ngritur polici dhe i ka thënë që nuk duhet të flasësh ashtu, nuk e ka qëlluar ai.

Pasi ndodhi ngjarja situata është qetësuar, polici dhe miku i tij kanë qenë të ulur në verandën e hotelit kanë biseduar me babanë e djalit i kanë kërkuar falje. Ka ardhur edhe menaxheri i lokalit që iu ka pohuar se djali ishte problematik por se e kishin të vështirë të gjenin punonjës. Pas gjysmë orë, kanë ardhur aty 10-12 persona bashkë me pronarin dhe kanë goditur pas koke me hekur dhe mjete të forta. Polici sot është pa gjysmën e shpatullës dhe pa gjysmën e fytyrës, nuk ka lidhje fare me djalin. Ngjarja është qetësuar edhe me familjarët dhe pas gjysmë ore kanë ardhur të organizuar. Kanë shkarkuar vetëm ato sekuenca të videos që i kanë interesuar pronarit dhe vazhdon të qarkullojë në media”, tha Cakrani.

Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin Now në Euronews Albania se dhuna e ushtruar nga policit Ardian Isufi në Vlorë është goditje ndaj policisë së shtetit.

Cakrani tregoi se polici është dëmtar shumë rëndë dhe në rrezik për jetën ndërsa theksoi se asnjë zyrtar policie nuk ka shkuar ta shohë apo ta pyes se çfarë ka ndodhur.

“Është në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë ja ka ndodhur. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetri dhe i kërkuar falje babait për fëmijën pse nuk dalin, janë ulur kanë pirë kafe gjysmë ore. Po  fshihet një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk dihet do ketë jetë apo nuk do ketë, është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… se ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shteti ka 20 e ca vite në polici”, tha Cakrani.

Ngjarja e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi dhe në emisionin Now në Euronews Albania.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Artan Hoxha, gazetari i ftuar në studio, i cili tha se ngjarja do të ishte ndryshe sipas tij nëse djali do të ishte jabanxhi dhe jo vlonjat. Ai tha më tej se ngjarja është ende e paqartë dhe e shkëputur. Hoxha shkon më tej, ku thotë se kryeministri, me reagimin e tij, i hodhi benzinë zjarrit.

“Ne kemi parë deri tani copëza të një mozaiku, kemi parë ato që kanë dashur të na japin. Kemi të bëjmë me një djalë të ri që shkon aty për muajt e verës për të punuar. Kemi një efektiv që shfaqet aty me ca precedentë. Ti ke në spital njerëz që kanë pësuar në fytyrë fraktura, edhe ne nuk e kemi parë pjesën tjetër. Ka ndërhyrë dhe kryeministri, që i ka hedhur benzinë zjarrit dhe situata është bërë kaotike.

Ndërkohë, pronari i objektit është një nga investitorët më seriozë, ka tre resorte. Përveç se është pronar, është dhe punëdhënësi më i madh në atë qytet.

Vendi ku ndodh ngjarja është Vlora. Vlora s’ka sebep të madh për të nisur sherri. Se po të ishte ndonjë jabanxhi, e dimë ne sesi mund të ndodhte. “– tha Hoxha.