Ashtu siç zhdukën nga instagrami fotot me luanin e vogël të Vis Martinajt, prej tre ditësh, vajzat e showbizit kanë hapur me nxitim arkivat e Instagramit, duke fshirë fotot në jahtin e Artur Hoxhosmani, i njohur si Turi i Burrelit, i cili besohet se kishte eklipsuar edhe Eldi Dizdarin, duke u kthyer në mbretin e padiskutueshëm të kokainës në Evropë. Të paktën 15 bukuroshe të showbizit besohet se e kanë provuar jahtin e Turit në Dubai.
Disa nga moderatoret, këngëtaret dhe modelet kanë postuar foto nga jahti i Hoxhosmanit në Dubai, por edhe në Mesdhe, në mjete të tjera lundruse në pronësi të tij ose me qira. Tur Burrelsi ishte kthyer në një nga bazat pritëse në Dubai për vajzat e showbizit, të cilat ktheheshin të respektuara dhe magjepsura në Tiranë.
Pesë vite më parë, një nga moderatoret më rrezatuese të ekranit udhëtoi vetëm drejt Dubait, ku besohet se jo vetëm provoi jahtin e Tur Burrelsit, por thuhet se mori edhe një pagesë 150 mijë euro. Një tjetër moderatore, e cila ka qenë pre e një pabesie dhe shantazhi me video intime, përflitet se e ka provuar disa herë jahtin.
Dy këngëtare të njohura, njëra nga të cilat i ka zhdukur fotot nga rrjetet sociale, kanë frekuentuar jahtin e bosit të kokainës. Ndërkaq, llogaria e një moderatoreje, e njohur për aftësi të veçanta, pasi ‘lexon’ librat mbrapsht, është kredituar me 1.6 milionë euro përmes një kompanie të dyshuar për pastrim parash. Burimi i parave dyshohet se është organizata kriminale që mbushi Evropën me kokainë, pjesë e të cilës janë edhe vëllezërit Hoxhosmani.
Luksin që buron nga paratë e kokainës e ka shijuar edhe vajza e Majlinda Bregut, Kejda Ajazi, e dashuara e Klevis Hoxhosmanit, i arrestuar nga SPAK në Palasë. Teksa zonja Bregu jepte ‘leksione’ në emër të BE-së, e bija ekspozonte luksin nga Monaco në Dubai, duke ‘notuar’ në para të pista.