32 vite nga arr*stimi i Nanos, kapitulli i korrupsionit politik që ende vijon

Sot, më 30 korrik, mbushen 32 vjet të një prej ngjarjeve më të përfolura asokohe të politikës shqiptare. Si sot e 32 vite më parë u arrestua Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë. Më 30 korrik 1993, pasi zhvilloi mbledhjen me socialistët e kryeqytetit, lideri i socialistëve u ndalua nën akuzën për përfshirje në një aferë të korrupsionit.

Nano akuzohej për pastrim të parave, shpërdorim të detyrës duke ndezur opinionin e popullit dhe duke ngritur pyetje mbi ‘ajkën’ e korrupsionit politik që nuk i përkiste vetëm një individi, por sistemit në tërësi. Sot, ironikisht, pas më shumë se 3 dekadave, Shqipëria vazhdon të jetë e përfshirë në një cikël të pafundme të çorbës së gatuar nga politikanët.

Shqipëria jonë vazhdon të jetë e përfshirë në një cikël që nuk ka mbarim, të korrupsionit politik. Aferat që filluan me Nanon nuk janë shuar, përkundrazi kanë evoluar sipas kohës, I vetmi ndryshim është personazhi dhe metoda. Sërish emëruesi i përbashkët i politikës shqiptare është mbivendosja e interesave personale mbi atyre të qytetarëve, Kapitulli i korrupsionit është ende aktiv.

Sot pas 32 viteve, kur kthejmë kokën pas shohim që kemi kaluar shumë faza dhe administrata si popull. Kemi provuar udhëheqës të ndryshëm, ku më të fundit e kemi rrënjosur duke i dhënë mandatin e katërt. Virusi që prek politikanët, pra korrupsioni politik duke shfrytëzuar postin dhe pushtetin vijon dhe sot.

Korrupsioni politik, që nga Nano e deri sot, shihet që është ende një fenomen i pranishëm dhe i pamundur për t’u shkulur nga rrënjët e tij të thella.