Funksionimi i agjenturave në Shqipëri, por edhe Shërbimi Informativ Kombëtar i vendit, kanë qenë tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në Now në Euronews Albania.
Detaje të panjohura më parë ka dhënë për publikun eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, i cili bëri me dije se dikur ka disponuar edhe çertifikatën e sigurisë si pjesëmarrës në këto institucione. Karamuço tha se Shqipëria ka pasur rrjetet e saj informative në disa vende dhe konkretisht në Britaninë e Madhe.
Ai foli edhe për rrjetet informative brenda vendit, ku u ndal tek CIA, e cila sipas tij ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë.
“Kemi të bëjmë me dy degë të fuqishme: dega kombëtare dhe ndërkombëtare, që janë zbulimi dhe kundërzbulimi. Janë të lidhura me ekstremizmin, me trafiqet, me drogën dhe ato që lidhen me parandalimin e akteve të dezinformimit, por kanë edhe interesat e tyre ekonomike.Në nivelin ndërkombëtar ne jemi aktivë, kemi një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kjo ka qenë për krimin e organizuar dhe kishim një task-forcë aty.
E them këtë sepse jemi aktivë në disa shtete – nuk mund ta them konkretisht. Na është kërkuar ndihmë, ndaj kemi shkuar.
Këtu ka shërbime inteligjente çdo ambasadë ka modele të gatshme, nga vendet mike, jo mike dhe armike. CIA ka stacion stacioni është një formë e zyrës dispeçer dhe agjentë të tjerë; ka disa linja që koordinohen nga një person. Kemi pasur një grua, tani kemi një burrë, dhe japin kontribut të madh për Shqipërinë dhe kanë dhënë shumë ndihmë për luftën e Kosovës.”-tha Karamuço.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në lidhje me shërbimet më të fuqishme sekrete në vendin tonë.
Ervin Karamuço u shpreh se agjenturat janë mike dhe armike ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan, CIA. Ndryshe nga shërbimet e tjera sekrete, CIA ka stacionin e vet në Shqipëri.
“Shërbimi ynë sekret ka dy degë; ajo kombëtare dhe ndërkombëtare, pra zbulimi dhe kundërzbulimi. Në degën kombëtare shtrirja e brendshme dhe funksionet e institucionit që kemi janë të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin, trafiqet, krimin e organizuar, që ndiqen brenda vendit dhe kanë të bëjnë me parandalimin e akteve, që lidhen me të huaj por edhe vendas.
Në nivel ndërkombëtar si shërbim jemi ende aktiv në rajon por edhe më gjerë. Ne kemi pasur një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kryesisht për krimin e organizuar të lidhura me celula që bënin trafikun e paligjshëm.
Jemi aktiv në disa prej këtyre shteteve për çështje konkrete ku kërkohet ndihma jonë për shkak të paligjshmërisë së grupeve kriminale. Këtu te ne ka shërbime inteligjente, pranë çdo ambasade. Disa prej tyre si CIA kanë stacionin e tyre, ka më shumë se dy agjentë dhe bashkëpunëtore, disa linja që koordinohet nga shefi i stacionit.
Te ne ka qenë një grua tani është një burrë, por japin një ndihmë të jashtëzakonshme për shtetit shqiptar që nga viti ‘91. Gjatë luftës në Kosovë stacioni i CIA për herë të parë është zhvendosur në Shkodër për çështje sigurie dhe rakordimit të informacionit.
Kemi dhe agjentura të vendeve jo mike, që kryejnë një aktivitet që nuk është konform interesave të shtetit shqiptar; marrin informacion, japin, spiunazh industrial. Janë shumë shërbime prezente në Shqipëri edhe nga Lindja e Mesme.
Veç Mosadit, por edhe nga vende arabe, sidomos para luftës së Kosovës apo para se të bëheshim anëtarë të NATO. Ato mbahen nën mbikëqyrje me kë janë të lidhur, shumë prej këtyre celulave vazhdojnë punën e tyre dhe ne i mbajmë në monitorim. Ka edhe grupe që kryejnë misione ilegale”, tregoi ai.