Korçarja e martuar me palestinezin që jeton në Gaza

Abdallah Jaber, palestinezi që jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, ndodhet sot në Gaza, në mes të luftës, së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn.

Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit.

Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira?  Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe përgjigja normale e një shqiptari ‘asnjëherë nuk të lë vetëm”. Dhe shyqyr zotit kemi bashkë e të bashkohemi në xhenet dhe me Ibrahimin!”, shprehet Abdallah Jaber.

Realiteti aty është tejet i vështirë tregon ekskluzivisht për Top Channel, Abdallah, por forca e optimizmi i  kësaj familje është e rrallë me mirënjohje për mbështetjen e treguar nga shqiptarët.

Shtëpia e tyre është bombarduar dy herë dhe qëndrimi i përkohshëm në tendë nuk është i sigurt.  Por sulmet nuk janë shqetësimi i vetëm, mbi të gjitha ushqimi, barnat apo kujdesi mjekësor është thuajse i pamundur.

Thonë që u hap kufiri, po vërtetë e kanë hapur kufirin por për filma jo për ndihma.  Ata regjistrojnë hyrjen e mauneve por ushqimet i hedhin në vijën e kuqe ku nuk lejojnë njerëz të kalojnë  dot për t’i marr.. po vazhdojnë fëmijët tanë të vdesin nga mungesa e ushqimit!!”, shton më tej ai.

Nën kërcënimin e përditshëm të predhave, familja palestinezo shqiptare nuk humb besimin dhe ka një lutje.

Duam të mbaroj lufta”, bën thirrje Jaber.