JOQ Albania publikoi sot lajmin për një sherr të dhunshëm të ndodhur në Dhërmi, ku janë përfshirë individë të njohur, përfshirë nipin e ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Sipas dëshmitarëve, shkaku i përleshjes ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme mes palëve.
Pas publikimit të lajmit nga JOQ Albania për sherrin e dhunshëm në Dhërmi, ku pasardhësit e “VIP-ave” e politikës shqiptare u bënë protagonistë të një skene më të nxehtë se një serial aksion, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka. Nar Koka ka theksuar se ai është babai i një prej djemve të përfshirë në sherr. Koka shkruan se djali i tij ka qenë vetëm për të shuar sherrin.
“Mirëmëngjesi! Keni nxjerrë një artikull për nipin e Lefter Kokës, që është normale, por nëse ka qenë nipi i tij, ai ka një baba. Nuk është nevoja ta përzini Lefterin se ai është djali im dhe unë quhem Leonard Koka. Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Leonard Koka, babai i djalit që shihet në sherrin e regjistruar në Dhërmi mes nipit të Mark Frrokut dhe djemve të Valbona Selimllarit.
Ditën e djeshme JOQ publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.
Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.
Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr. Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.
Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Një dëshmitar shkruan për JOQ se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.
“Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari.
“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër për JOQ.
Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna ka qenë krejt e papranueshme, duke tronditur çdo vizitor.
Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar personat e përfshirë./joq