Ditën e djeshme JOQ publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.
Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.
Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr. Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.
Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Një dëshmitar shkruan për JOQ se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.
“Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari.
“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër për JOQ.
Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna ka qenë krejt e papranueshme, duke tronditur çdo vizitor.
Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar personat e përfshirë./joq