Kush jane femrat e showbizit me jete lluksoze? Si iu dolen sheshit bosët e k*kainës

Në disa operacione të rëndësishme goditëse të SPAK dhe Prokurorisë së juridiksionit të zakonshme ndaj grupeve kriminale, me arrestimet dhe sekustrim pasurie, në pah kanë dalë lidhje të vajzave të showbizit me figura të krimit të organizuar, jo vetëm si konsumatore e luksit me burim aktivitetin kriminal, por edhe duke mbuluar pasuritë produkt i veprimtarive të paligjshme.

Nëse SPAK dhe BKH-ja do t’i kushtonte vëmendje ekspozimit të luksit nga bukurosheve të showbizit apo vajzave të personazheve publikë, si pushime në Maldive dhe Dubai, ora dhe çanta të shtrenjta, udhëtime me helikopter, çarter dhe jaht, makina me vlerë mbi 150 mijë euro, posedim apo përdorim të vilave, hapjen e bizneseve dhe restoranteve elitare etj., ndoshta nuk do të priste zbërthimin e komunikimeve në Sky Ecc, rrëfimet e të penduarve të drejtësisë dhe dosjet e autoriteteve partnere për të zbuluar disa nga grupet kriminale, me veprimtari në trafikun e kokainës.

Për rëndësinë që ka vëmendja ndaj stilit të jetesës ndaj bukurosheve të ekranit dhe jo vetëm, si indicie për të zbuluar një aktivitet kriminal, po sjellim në vëmendje disa episode të ekspozimit të luksit, klasit dhe tranformimit, duke fshehur pas bosë të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Në gusht të vitit 2024, vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu, Kejda Ajazi u shfaq duke ekspozuar jetën luksoze në Monaco. Ajo postoi një video në rrjetet sociale, duke u shfaqur krah partnerit të saj, me një çantë ‘Hermes Birkin’ në dorë dhe me një makinë luksoze me vlerë 500 mijë euro. Partneri i saj rezultoi që ishta Klevis Hoxhosmani, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK, si pjesë e një organizate kriminale që kishte mbushur Evropën me kokainë.

Ndërkaq, tezja e Kejda Ajazit, ish moderatorja e njohur Ornela Bregu është martuar me Ervis Gjeçajn, i lakuar për lidhje me Anxhelo Prudentinon, me të birin e bosit të Sacra Corona Unita-s Albino Prudentino dhe për mbulimin e pasurive të familjes mafioze. Gjeçaj është akuzuar edhe për organizimin e lotarive të palejuara, por ka përfituar nga amnistia. Vjehrri dhe kunati tjetër i Majlinda Bregu, përkatësisht Beqir dhe Hektor Ajazi, janë denoncuar për zaptimin e Kalasë së Prezës, plagosje të lehtë etj.

Pas vitit 2018, këngëtarja Elvana Gjata befas nisi të ekspozonte jetën luksoze në kontrast me të ardhurat e saj dhe jetën e mëprashme. Udhëtime me charter, helikopter, shtëpi përrallore, Porsche Macan s 95b, dyqan në ish Bllok, Ferrari, qëndrim në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit me 19 mijë euro nata, unazë diamanti, festa të çmendura në Mykonos etj. Në një dosje të SPAK rezulton se pas luksit të këngëtares qëndronte Ervin Mata, i njohur si ‘boli i kokainës’.

Madje SPAK nisi edhe një hetim pasuror ndaj këngëtares si person i lidhur me Ervin Matën, kreu i një prej grupeve më të fuqishme kriminale, që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte Erzen Braçanit se do t’i dërgonte gjysëm milioni euro nga llogaria e Elvanës.

Ish missi Drilona Boçi, pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë, “Altar”, që ia bleu Elvana Gjatës për 1.2 milionë euro, ka ekspozuar për vite me radhë jetën luksoze, mes makinash e veshjeve të shtrenjta apo dhe udhëtimet në vende të ndryshme me avion privat.

Luksi i saj rezultoi se buronte nga aktiviteti kriminal i Kristian Boçi si trafikan kokaine në disa vende të Evropës. Një personazh me disa emra dhe i dënuar për trafik kokaine në Belgjikë, Boçi hiqej si biznemen në Shqipëri. Vitin e kaluar, Prokuroria i sekustroi atij dhe pesë personave të tjerë një pasuri me vlerë 50 milionë euro.

“Miss Shqipëria 2005”, Suada Sherifi ka rrëfyer dhe ekspozuar jetën përrallore deri në vitin 2018, kur bashkëshorti i saj Eldi Dizdari (Matoshi) nisi të eskpozohej në dosje penale si kreu i parë shqiptar i një karteli kokaine. Në vitin 2016 ajo deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal, me të cilin ishte gati të martohej.

Por ndërkohë që të gjithë donin të shuanin kureshtjen se kush ishte i zgjedhuri i saj, ajo përpiqej ta mbante të fshehtë portretin duke i mbuluar fytyrën në çdo foto. Deri tani numërohen me gishtat e dorës fotot, që ajo ka postuar me partnerin që komentohej si biznesmen shumë i pasur dhe që i kishte siguruar asaj një jetë super luksoze.

Më pas, ajo me anë të postimeve që bënte, njoftonte ndjekësit për resortet e shtrenjta që kishte vizituar me familjen për pushim. Në një nga postimet e saj të fundit, ajo tregoi shtëpinë, e arreduar me shumë shije e luks. Disa vendime të drejtësisë kanë treguar se pas luksit të zonjës Sherifi qëndronte Eldi Dizdari allias Denis Matoshi kreu i kartelit të kokainës grupit “Los Blancos”. Me kërkesë të SPAK, janë sekustruar disa pasuri në emrin e ish missit Suada Sherifi.

Vitin e kaluar, me kërkesë të SPAK u sekustruan 9 pasuri të Redian Rrajës, me të cilave edhe një makinë luksoze Audi në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Kjo e fundit nuk i ka shpëtuar tundimit pa ekspozuar jetën luksoze. Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit në 2019, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, si njohur si rrumi i Shijakut, si dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

VIOLA-OKKK

Vite më parë moderatorja Viola Spiro befas la ekranin dhe nisi të shfaqej sa në Monte Carlo në Dubai. Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq më në ekran.

Siç u zbulua më vonë nga drejtësia italiane, luksi i moderatores mundësohej nga bosi i kokainës Valentin Selaj, kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.

Edhe ish missi dhe modelja Trejsi Sejdini njihet për jetën luksoze dhe udhëtimet e shumta që bën. Bukuroshja është shprehur se për financat e saj kujdeset vetë, e me raste e ka ndihmuar edhe familja. Por, modeles i doli emri në një dosje të SPAK, ku i dashuri i saj Leonard Duka, i dërgonte para. I konsideruar si kreu i Klanit Duka, Leonard Duka është arrestuar në Belegjikë dhe ekstraduar në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.

Nga aleat me Vis Martinajn në trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave, Duka dhe Martinaj u kthyen në rivalë, ku bënin plane për të eliminuar njëri-tjetrin.