Lajmi i fundit! Arr*stohet këngëtarja e njohur!

Këngëtarja turke Dilan Çıtak, vajza e artistit të njohur İbrahim Tatlıses, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një incident të ndodhur në trafik në Bodrum.

Sipas autoriteteve, Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës dhe refuzoi të ndalonte kur iu kërkua nga policia. Madje, sipas pretendimeve, ajo drejtoi automjetin në drejtim të një oficeri policie, duke rrezikuar jetën e tij.

Forca shtesë policie u thirrën në vendngjarje dhe, pas paralajmërimeve të shumta për të zbritur nga automjeti, policia qëlloi në ajër për të ndërhyrë.

Pas këtij momenti, Çıtak braktisi makinën dhe hipi në një tjetër automjet, por më pas u kthye dhe u mbyll brenda në veturën e saj, duke mos bashkëpunuar me policinë. Pasi tensioni u rrit, ajo më në fund hapi derën dhe u ndalua.

Gjatë ndalimit, sipas mediave, këngëtarja ka thënë: “Jam vajza e İbrahim Tatlıses” dhe “Po më trajtoni kështu sepse jam e famshme”, deklarata që ndezën reagime të forta në rrjetet sociale.

Dilan Çıtak u arrestua me akuzat për “rrezikim të sigurisë rrugore”, “moszbatim të urdhrit për ndalim” dhe “kundërshtim të forcave të rendit”. Pas procedurave në komisariat, ajo u la e lirë me kontroll gjyqësor nga Prokuroria. /Prive By Liberta Spahiu