“Kush janë këta njerëz që po e tradhtojnë Policinë e Shtetit dhe po e njollosin uniformën e shenjtë që mbajnë veshur?”, këto ishin fjalët e një qytetari në mbrëmjen e rëndë të 27 korrikut 2025 në Hotel “Regina Garden” kur mori vesh qe nje nga agresoret ishte oficer I Policise se Shtetit.
Ora ishte 20:30, nata e qetë në qytetin bregdetar të Vlorës u kthye papritur në një skenë filmi horror.
Një kamarier 18-vjeçar, Aron Balaj, i cili kishte filluar punën vetëm disa javë më parë, u godit brutalisht nga ish-shefi i policisë rrugore, Ardian Isufi, dhe miku i tij famëkeq, Laert Bimo. Arsyeja?
Një shishe uji më shumë në tavolinë! Policia u informua menjëherë në orën 20:33 pronari i strukturës hotelierike, i tronditur nga ajo që po ndodhte, telefonoi ne Drejtorine e Policisë Vlorë, u dërgoi një video nga incidenti, u raportoi me emër dhe mbiemër dhe efektivin e përfshirë, Adrian Isufi, ish-shefi i rrugores Vlorë, jashtë shërbimit.
Por çfarë ndodhi më pas ishte tragjikomike: forcat policore “u ngatërruan” dhe përfunduan në “Regina City” në Lungomare në vend të “Regina Garden” në Skelë. Gjithsesi, cili është justifikimi që Policia nuk u shfaq në vendngjarje?
Ndërkohë që një patrullë e policisë qëndron non-stop e vendosur tek rrethrrotullimi i Skelës, te “Kulaci”, vetëm 100 metra larg nga “Regina Garden”. Pse policët që u paraqitën në “Regina City” dhe e kuptuan se ishin në adresën e gabuar, nuk u kthyen në “Regina Garden”?
Trafiku i rënduar? Edhe sikur – pse nuk shkuan më vonë, qoftë edhe me vonesë? Për më tepër, pse patrulla permanente te “Kulaci”, një polic uniformë dhe një oficer civil, që mund të ndodheshin më afër, nuk u shfaqën në vendngjarje?
Por për një moment e imagjinojmë se Shqipëria është Zvicër dhe këtu shteti ligjor funksionon. Cili do të ishte skenari i mundshëm?
Dy efektivët e parë të policisë që mbërritën në vendngjarje do të duhej fillimisht të siguronin menjëherë situatën.
Ata do të identifikonin dhe izolonin agresorët dhe do të kujdeseshin menjëherë për sigurinë e viktimës, në këtë rast, kamarierit të sulmuar.
Pas sigurimit të vendit të ngjarjes, policët do të kërkonin menjëherë përforcime, duke njoftuar strukturat e tjera policore për mbështetje në rast nevoje.
Duke qenë se në incident ishte i përfshirë edhe një punonjës policie, prania e policisë gjyqësore dhe e një oficeri hetimor do të kërkohej urgjentisht.
Më tej, efektivët do të përgatisnin menjëherë një procesverbal konstatimi, duke përfshirë vendin, datën dhe orën e incidentit, identitetin e saktë të agresorëve dhe viktimës, një përshkrim të detajuar të ngjarjes sipas dëshmitarëve okularë, dëmtimet trupore të viktimës dhe dëmet materiale të evidentuara.
Në vijim, policët do të intervistonin dëshmitarët e pranishëm, përfshirë stafin, klientët dhe pronarin e hotelit. Deklaratat e tyre do të përfshiheshin në dokumentacionin zyrtar për t’i shërbyer hetimit.
Pamjet filmike të sigurisë nga kamerat e hotelit do të administroheshin menjëherë, duke përgatitur një procesverbal të veçantë të këqyrjes së vendit të ngjarjes me theks në detajet kriminalistike të dobishme për hetimin.
Agresorët, duke qenë në flagrancë, do të shoqëroheshin menjëherë në komisariat, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) do të informohej menjëherë, duke nisur procedurat për efektivin policor Ardian Isufi.
Në fund, Prokuroria e Rrethit do të njoftohej urgjentisht, për të siguruar praninë ose udhëzimet e prokurorit të gatshëm për procedurat e mëtejshme hetimore. Në përfundim të veprimeve paraprake, dy policët e parë në vendngjarje do të përgatisnin një raport shërbimi të detajuar, duke e dërguar atë tek eprorët dhe organet e Prokurorisë.
Raporti do të përshkruante ngjarjen, masat e ndërmarra dhe veprimet e kryera deri në atë moment.
Në vijim, AMP do të kryente hetimin e brendshëm disiplinor dhe penal ndaj efektivit Ardian Isufi, Prokuroria do të regjistronte çështjen duke nisur procedurat penale ndaj agresorëve, ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës do të merrte masa administrative duke pezulluar efektivin policor të përfshirë në incident.
Nëse këto hapa do të ishin ndjekur me korrektësi dhe profesionalizëm, ngjarja do të ishte trajtuar në mënyrë shembullore, duke dhënë një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin.
Por dikush, me vetëdije te plote, mori vendimin qe policia te mos ishte prezent në vendngjarje. Pse? Mbase për t’i dhënë kohë kolegut të largohej, mbase sepse nuk donte ta përfshinte dhe deri diku ta mbronte kolegun e përfshirë në një akt të paligjshëm pasi incidenti mund të ndikonte në karrierën dhe punën e tij.
Por çfarë solli ky “nder” dhe “tolerance” e “dikujt” ne polici për të zbatuar ligjin?
Pronari i hotelit mbërriti në vendngjarje rreth orës 21:00 dhe ajo që gjeti ishte alarmante. Kamarierët ishin trembur dhe fshehur dhe refuzonin të shërbenin, klientët të konfuzuar që kërkonin të largoheshin por nuk gjenin dot kamarierët për të paguar.
Dy agresorët sfidues dhe që refuzonin të largoheshin. Konflikti nga verbal eskaloi në përplasje fizike dhe agresoret më në fund u larguan të detyruar.
Në orën 22:30, 2 ore mbasi incidentit fillestar, mbërriti ne vend-gjarje nën-drejtori i policisë Vlorë, Klodian Kondi, civil dhe ne menyre informale, dhe vetem per te terhqur pamjet filmike.
Ky fakt provon qartë që Klodian Kondi abuzoi me detyren dhe besimin e qytetareve dhe shkeli ligjin dhe nuk e solli policinë në vendngjarje për të “mbrojtur” kolegun e tij.
Por çfarë e lidh Ardian Isufin me Klodian Kondin? A jane ata dy police te kompromentuar qe “mbrojne” njeri tjetrin?
Ardian Isufi nuk është aspak një emër i ri për qytetarët e Vlorës. Në fakt, ai është bërë një lloj legjende urbane.
Ish-shef i policisë rrugore, Isufi është akuzuar në mënyrë të përsëritur për sjellje arrogante dhe fyerje të qytetarëve dhe kolegëve. Sipas burimeve anonime të JOQ Albania: “Isufi përdorte një gjuhë tepër banale, fyente qytetarët dhe qarkullonte me një Range Rover luksoz pa targa, si një gangster i vërtetë.”
Një qytetar tjetër shprehet: “Djali i tij reklamon në Instagram makina luksoze, përdor fenelina policie dhe shkel rregullat e qarkullimit rrugor pa frikë. Çfarë polici blen makina 100 mijë euro?”
Gjithashtu, një dëshmi tjetër për aktivitetin e dyshimtë të Ardian Isufit vjen nga një koleg i tij, efektivi i policisë rrugore Rexhep Llaçaj, e dhënë gazetarit Enrik Mehmeti.
Llaçaj rrëfen se prej janarit të vitit 2021, i është dashur të kujdeset për bashkëshorten e tij të paralizuar, pas një aksidenti tragjik në vizat e bardha – një ngjarje që, sipas tij, nuk u zbardh kurrë.
Ai akuzon drejtpërdrejt Ardian Isufin, i cili në atë kohë ishte oficeri i policisë gjyqësore i çështjes, për fshehjen e provave dhe manipulimin e ngjarjes.
Sipas dëshmisë së Llaçajt, më 24 janar 2021, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur po kalonin rrugën kur u përplasën nga një automjet; gruaja qëndroi për muaj të tërë në koma dhe sot është e paralizuar, ndërsa fëmijët kanë mbetur të traumatizuar.
Edhe pse vetë efektiv policie, kur ai kërkoi pamjet filmike nga bizneset përreth vendngjarjes, u njoftua se efektivë të tjerë kishin mbërritur më parë dhe i kishin fshirë.
Një vit më vonë, kur i kërkoi llogari Ardian Isufit – i cili tashmë ishte emëruar drejtues i sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe epror i tij – për dosjen dhe të dhënat e ngjarjes, Llaçaj u transferua nga sektori.
Duke e cilësuar Isufin si një individ që manipuluar sistematikisht ngjarjet për interesa personale apo për të mbuluar të vërtetën, Llaçaj i bën thirrje Prokurorisë të rihapë çështjen e bashkëshortes së tij, por edhe të hetojë me seriozitet të gjithë veprimtarinë e Isufit ndër vite, e cila, sipas tij, është mbuluar nga heshtja dhe frika.
Klodian Kondi, nën-drejtor aktual i policisë së Vlorës, gjithashtu ka një CV të zezë të denjë për filmat e gangsterëve. Përpara këtij incidenti, ai ka qenë i akuzuar për mbrojtje të ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe dhunë të hapur ndaj qytetarëve në Sarandë dhe Rrëshen.
Emirion Mandrea, një i ri nga Rrësheni, dëshmon: “Më goditën, më thyen hunden dhe krahet. Policia pretendoi se isha vetëdëmtuar duke goditur murin me kokë. Nje pretendim absurd. Pse duhet ta beja!” Është e qartë: këta janë njerëzit që supozohet të na mbrojnë. Por kush na mbron ne nga ata?
“Ligji që” dhe “klodiankondet e shkelin çdo ditë
Në letër, ligji është i qartë. Manuali i Etikës së Policisë së Shtetit e ndalon rreptësisht përdorimin e forcës pa shkak dhe kërkon sjellje korrekte, profesionale dhe transparente nga çdo punonjës policie.
Kodi Penal, gjithashtu, përcakton qartë shkeljet e rënda si “shpërdorim detyre” për çdo veprim ose mosveprim që pengon zbatimin e drejtësisë.
Vonimi absurd, devijimi në adresë tjetër, mosveprimi i Klodian Kondit dhe dhuna e Ardian Isufit janë të gjitha shkelje që meritojnë jo vetëm pezullim nga detyra, por ndjekje penale.
Por realiteti shqiptar është një komedi tragjike: ligji është për qytetarët e thjeshtë, jo për “VIP”-a me uniforme. Sa incidente të tjera duhet të ndodhin që institucionet të kuptojnë se besimi i qytetarëve po humbet plotësisht?
Ja nenet e kodit te etikes dhe kodit penal që ‘adrianisufet “ dhe “klodiankondet” e policies shqiptare i përdorin si letër higjienike.
1. Neni 3 – Parimet e Etikës Policore “Punonjësit e policisë janë të detyruar të: Përmbahen nga përdorimi i panevojshëm i forcës; Tregojnë respekt, maturi dhe vetëpërmbajtje në çdo rrethanë.” Ky nen është shkelur haptazi nga Ardian Isufi, i cili përdori forcë të panevojshme dhe nuk tregoi asnjë respekt apo vetëpërmbajtje.
2. Neni 10 – Marrëdhëniet me qytetarët “Punonjësi i policisë nuk duhet të përdorë asnjë formë sjelljeje të pahijshme, përfshirë fyerje, kërcënim apo dhunë, si verbale ashtu edhe fizike. Në rastin në fjalë, kjo dispozitë është shkelur rëndë, pasi Isufi ushtroi dhunë fizike ndaj kamarierit, duke kaluar çdo limit të sjelljes profesionale.
3. Neni 18 – Përdorimi i forcës “Përdorimi i forcës është i justifikueshëm vetëm: kur është i domosdoshëm; proporcional me rrezikun; dhe i bazuar në ligj.” Dhuna e përdorur nga polici Isufi për një arsye banale si një porosi e gabuar nuk plotëson asnjë nga këto kushte dhe përbën abuzim flagrant me detyrën.
Ligji nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” – Neni 119 “Punonjësi i policisë dënohet me përjashtim nga radhët e policisë nëse: ushtron dhunë ndaj qytetarëve; përdor funksionin për veprime arbitrare apo që diskreditojnë institucionin.”
Incidenti me Ardian Isufin është pikërisht shembulli tipik i këtij neni, duke kërkuar masa të menjëhershme dhe përjashtimin e tij nga detyra.
“Këto fakte e bëjnë edhe më urgjente pyetjen: Deri kur Policia e Shtetit do t’i lërë të shijojnë në kurriz të saj ‘Adrian Isufët’ dhe ‘Klodian Kondët’? Kjo mbetet për t’u parë…”
Kjo mbetet per t’u pare…/BluTV