Babai i shkencave politike moderne Giovanni Sartori gjatë gjithë jetës së tij mbrojti tezën se politika duhet të jetë një çështje elitash, pra e drejtuar nga njerëz që vërtet janë të një rangu të lartë shoqëror. Kjo si garanci që të mos përfundojë si politika shqiptare, ku në 30 vjet të të ashtuquajturës demokraci, politikanët që erdhën në politikë sikur kishin dalë nga ndonjë manual dietash me bukë misri, sot janë nginjur dhe duken si derra të kollarisur.
Pra perkuizita që një politikan ta këtë politikën çështje gjaku, familjeje dhe që të mbërrijë nga elita shoqërore, e bën atë dhe më të pakorruptueshëm, pasi nuk ka nevojë të mbushë barkun si në rartin tonë. Kjo padyshim i shërben edhe interesit kombëtar. Pasi një politikan vërtet elitar, nuk mund të shesë dot detin, dhe as ta kthejë vendin në kosh mbeturuinash për armë kimike apo azilantë politikë të kontinentesh që s’kanë asnjë lidhje me ne.
Por le të vijmë te rasti që bëri bujë ditët e fundit, shuplakat ndaj një kamarieri adoleshent në Vlorë nga një horr, që ishte në shoqërinë e një polici dhe më pas dhuna barbare ndaj policit nga një bandë horrash, ku përfshihen pronarë hotelesh, gazetarë e lloj e soj kokëcepësash.
Ata që e ndoqën ngjarjen ngritën menjëherë pikëpyetjen: pse u dhunua polici, kur kamarierin e rrahu miku i tij? Dhe pse ky i fundit nuk mori asnjë gërvishtje në këmbim?
Sikurse kanë thënë avokati i Ardjan Isufit, Cakrani, por së fundmi edhe një mjek i njohur në rrjetet sociale, duket se rrahja e kamarierit ka shërbyer si pretekst, që pronari i Hotel Reginës, Vasil Bedinaj, të lante hepsapet me policin në fjalë për një arrestim që i kishte bërë 1 vit më par nipit të tij.
Pra na del se Ardjan Isufi është goditur dhe dhunuar për shkak të detyrës dhe po lufton për jetën në spital.
Ndërkohë kryeministri jonë, Edi Rama, i cili ka dashur të sjellë në Shqipëri arëmt kimike, dhe që na ka kthyer në një kosh mbeturinash të botës, me azilantë politikë për t’i bërë qokat çdo shteti më të fuqishëm se ne, si një qënie inferiore, pa shtyllë kurrizore politike dhe duke dëshmuar piëkrisht se nuk ka një prejardhje elitare politike për t’i shërbyer interesit kombëtar të vendit, ia sërviri opinionit publik policin për linçim, duke e gjykuar përpara se të njihte faktet dhe duke dhënë devizën se ai s’duhet të kthehej më kurrë në radhët e policisë së shtetit, ndërkohë që ai është dhunuar pikërisht sepse i ka shërbyer këtij palo shteti.
Rama doli në këtë reagim menjëherë pasi pamjet e dhunës ndaj adoleshentit sapo ishin shpërndarë dhe sot na doli se dhunuesi nuk ishte polici, por një person tjetër.
Megjithatë kryeministri nuk tregoi durim dhe maturi që të verifikonte faktet përpara se të fliste. Ai u tregua i të njëjtit nivel me një opinion publik prej llumi i cili në rrjetet sociale uron vetëm vdekjen e policit dhe e përgëzon me “të lumtë dora” horrin e hotelit në Vlorë.
Pra të idolizosh një rrugaç që pak muaj më parë rrahu një tjetër pushues familjar në plazhin pranë të tijit, pse po kërkonte vend për hapësirat publike dhe që tani “bën të vdekur” dhe një polic për arsye personale, dhe ta justifikosh këtë me faktin e dy dackave ndaj një adoleshenti të nxituar, është ajo që duhet ta ngrejë një kryeministër lart llumit popullor dhe është arsyeja se përse klasa politike duhet të jetë ajo e elitave dhe jo ajo e llumit që kërkon që të shqyhet si në arenën e gladiatorëve një polic që i ka shërbyer shtetit dhe që u gjend të qortonte një kamarier që i kishte folur keq një të njohuri të tij.
Edhe në arenat e gladiatorëve, Perandoret vendosnin shpeshherë veton për masakrimin e gladiatorëve, duke u bërë dhe jopopullorë dhe duke mos pranuar të bëhen njësh me të ndjerin e shumicës apo të flokut. Ishte pikërisht kjo që i bënte perandorë, kishin ca më tepër tru se turma. Kishin jetuar ca më tepër në mjedise ku vetëpërmbajtja dhe mbytja e ndjenjës së hakmarrjes kultivohen që në vegjëli.
Kjo pra i mungoi KM tonë, ai u bë njësh me turmën që do gjak, dhe nuk tregoi pjekuri dhe vëtëpërmbjatje duke dalë mbi të.
Të fala gjyshes veneciane të shpikur nga xholët e oborrit!