Vendimi i fortë: Të gjithë do të marrin lekë nga shteti, ja kush jane katogoria qe përfiton…

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit, i caktuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së qeverisë, ku thuhet se trajtimi financiar përfshin shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës, kur këto kryhen në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dieta, brenda vendit pritës. Do t’u paguhen shpenzimet për përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë, ceremonitë zyrtare të karakterit policor dhe pritje të personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës, shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve të policisë shqiptare në vendet përkatëse, uniformën.

Gjithashtu, qeveria shqiptare do të mbulojë dhe shpenzimet për qiranë e apartamentit, mirëmbajtjen e tij dhe të ambienteve të përbashkëta për ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë, pajisje shtëpiake, siguracionin, mirëmbajtje, riparim defekti dhe shërbimi karrotrec, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrollet periodike në vendin pritës të automjetit, komisionet bankare, internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.

Po ashtu do t’u paguhen shpenzimet për zyrë, mobilie e pajisje zyre dhe kancelari, transportin e oficerit ndërlidhës dhe familjarëve të tij nga Shqipëria në kohën e emërimit, si dhe shpenzimet e transportit nga vendi i emërimit për në Shqipëri, kur ata mbarojnë detyrën, transportin e sendeve personale në momentin e emërimit dhe kthimit në atdhe. Transporti i sendeve dhe orendive personale bëhet me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në masën 7,4 m3 për anëtar familjeje, pa kaluar limitin e 30 m3 për çdo familje.

Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi; Sigurimin e jetës së oficerit ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit dhe të familjarëve të tyre, në rastet kur vendi pritës konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë. Sigurimi i jetës do të paguhet për sa kohë vazhdon situata e rrezikshmërisë së lartë. Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi. Rrezikshmëri e lartë, për efekt sigurimi, sipas këtij vendimi, konsiderohen situatat, kur në shtetin pritës shpallet gjendja e luftës ose e jashtëzakonshme; në shtetin pritës mbizotërojnë situata të përkeqësuara të sigurisë dhe të rendit publik, të cilat vlerësohen të rrezikshme për jetën. Sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimit.

Trajtimi financiar dhe udhëtimet

Trajtimi financiar i oficerëve ndërlidhës përfshin:

  • Shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit.
  • Kostoja e udhëtimeve dhe dietat gjatë qëndrimit jashtë vendit pritës.

Detyrimet protokollare dhe mbështetja për studentët

Në mbështetje të misionit të tyre, qeveria do të mbulojë gjithashtu shpenzimet për:

  • Përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë dhe ceremonitë zyrtare.
  • Pritjen e personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës.
  • Mbështetjen e veprimtarive të rëndësishme të studentëve të policisë shqiptare.
  • Kostot për uniformën.

Shpenzimet e banimit dhe logjistikës

Për të siguruar kushte dinjitoze jetese dhe pune, buxheti i shtetit do të mbulojë edhe shpenzimet e detajuara logjistike, duke përfshirë:

  • Qiranë e apartamentit dhe mirëmbajtjen e tij (ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë).
  • Pajisjet shtëpiake, siguracionin dhe mirëmbajtjen e apartamentit.
  • Kostot për automjetin (mirëmbajtje, riparime, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrolle periodike).
  • Komisionet bankare, internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.