Pak dite me pare, JOQ publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.
Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.
Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr. Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.
Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Një dëshmitar shkruan për JOQ se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.
Por ajo qe i ka cuditur te gjithe eshte reagimi i Valbona Selimllarit pas kesaj ngjarje te rende. Ne nje dalje televizivive…