ABC News Albania me Kol Kyçin drejt falimentit, nxjerr punonjesit ne rruge, të tjerëve u bën një

ABC News Albania, dikur vegla e preferuar propagandistike e qeverisë gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të fundit, sot duket se po përjeton një krizë që nuk di ku e ka fundin. Fillimisht, drama nisi me sigurimet shoqërore të punonjësve. Borxhi në tatime u la të arrinte deri në 1 milion euro pa u bllokuar llogari, pa alarm, pa asnjë reagim institucional – sepse duhej mbyllur cikli elektoral. Pastaj, sapo mbaruan zgjedhjet, mrekullisht “bablloku” gjeti paratë për të shlyer sigurimet, falë Kol Kyçit – kukulla e vendosur në krye të ABC-së pikërisht për ta përdorur sipas nevojës së kazanit politik.

Por idila zgjati pak. Menjëherë pasi sigurimet u paguan dhe fushata mbaroi, furtuna e radhës shpërtheu – këtë herë jo për borxhet ndaj shtetit, por për të hedhur në rrugë dhjetëra punonjës që u përdorën si kafshë pune gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Burime të shumta brenda televizionit – gazetarë, teknikë, njerëz të medias – tregojnë se “fshesa” nisi nën dirigjimin e Ngadhnjim Kastratit, i sjellë me katapultë nga Kosova pasi u largua nga RTK mes akuzave për mashtrime.

Fshesa filloi nga hallkat më të pambrojtura: sanitaret, rojen e deres dhe grimieret. Pastaj vijoi me heqjen e letrave higjienike e ujin falas, deri te shkurtime masive, ku punonjësit mbetën të detyruar të punonin me gjysmën e stafit dhe paga të ulëta – kushtet tipike të një abuzimi klasik.

Pastaj u hodh shorti për montazhierët dhe pultin e transmetimit: ata me përvojë u zëvendësuan me të rinj që marrin gjysmën e pagës, bëjnë dyfishin e orëve, e cilësia e transmetimit u kthye në një rrëmujë të turpshme. Mjaftonte që të mbushej koha televizive – misioni propagandistik ishte kryer, pushteti ishte shpërblyer, Devollet e Kosovës ishin të kënaqur.

Por Ngadhnjimi dhe Kol Kyçi nuk ndalën aty. Për të balancuar llogaritë e veta dhe për të mos ulur shpenzimet personale, nisën gjuetinë ndaj gazetarëve dhe figurave kryesore të ekranit. Veteranët u hodhën në rrugë ose u lanë me gjysmë rroge, ndërsa vendin e tyre e zunë të rinj që gëzohen për një pagë që vjen një herë në dy muaj – thjesht se kanë ende një vend pune. Kesaj fshese nuk i shpetoi edhe nje prej gazetareve me me eksperience per ceshtjet e Rajonit, te ciles i eshte pergjysmuar rroga.

Si për t’i vënë kapakun, Ngadhnjimi ende nuk ka paguar pagat e korrikut për punonjësit që vetë i ka zgjedhur dhe vazhdon t’u ketë dy muaj sigurime të papaguara në tatime. Administrata tatimore, që për një biznes të vogël bllokon llogaritë për një ditë vonesë, këtu bën sikur fle gjumë.

Këto janë vetëm “grimca” nga çfarë po ndodh. Më e mira vjen më vonë: bisedat plot “hijeshi” që Ngadhnjimi zhvillon kur do të largojë njerëzit nga puna, pa asnjë respekt për Kodin e Punës apo ligjet në fuqi.

Madje, edhe vetë Kol Kyçit i kanë prerë biletën – pasi bëri punën e pistë të shkarkimeve masive – por ai ka vendosur të luftojë për rrogën e tij deri në ditën e fundit. Tragjikomedia është se “gjenerali” u dorëzoi ushtarët armikut me dorën e vet… dhe tani po pret të shpëtojë vetë.

Por ky eshte vetem fillimi, fakte te tjera dhe emrat e te shkarkuarve do sjellim ne vijim…