Cila eshte Aftësia e veçantë që bashkon Luana Vjollcën me Ilir Metën dhe dyshimet për financimin e Fermës VIP

Përpos të qenit personazhe publikë, njëri si antagonist i politikës, tjetra si moderatore televizive dhe këngëtare me mik, Ilir Metën dhe Luana Vjollcën i bashkon një aftësi e veçantë; Të lexuarit mbrapsht. Nga dashuria dhe pasioni i madh për librin, dijen, urtësinë dhe thellësinë e mendimit, Meta dhe zonjush Vjollca kanë kaluar në një nivel tjetër aftësie mbinjerëzore, duke ‘lexuar’ mbrapsht dhe madje duke vështruar përtej faqes së librit me kokë poshtë.

Kur Ilir Meta shkonte në pishinë apo plazh e kishte zakon të merrte me vete 7-8 libra, ku vetëm njëri prej tyre duhej një muaj për t’a lexuar. Disa herë Meta shfaqej duke ‘lexuar’ me libër në dorë, në pozicionin e kundërt.

Ndërkaq, një postim i kahershëm i Luana Vjollcës ka treguar se moderatorja, para se të flinte gjumë, bënte grim sikur të dilte në prezantim, dhe ulej duke lexuar (mbrapsht), për të treguar anën e saj intelektuale dhe se forca e saj nuk është vetëm bukuria dhe hiret siç mund të pandehin njerëzit, por është edhe formimi dhe dija, që i rezistojnë kohës së pamëshirshme.

Kur disa komentues mistrecë vunë re detajin se libri ishte nga ana e kundërt, që tregonte përdorimin e librit si pudër fytyre, moderatorja reagoi i nervozuar.

Luana Vjollca është prej dy vitesh moderatore e programit argëtues televiziv Ferma Vip. Pagesa e saj vjeçare përflitet se është tetë herë më e madhe se sa vlera e çmimit të madh. Mbetet për t’u parë nëse kontrata për sezonin e tretë do të jetë në këto vlera pasi SPAK goditi disa ditë më parë një organizatë kriminale, që kishte mbushur Evropën me kokainë.

Burimi i lajmit: Prapaskena: Aftësia e veçantë që bashkon Luana Vjollcën me Ilir Metën dhe dyshimet për financimin e Fermës VIP