Dalin pamjet e trishta te Bes Kallakut pasi Ledri puthi Xhensilën (Video)

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka shqetësuar së fundmi ndjekësit e tij me një paraqitje publike që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Një video e tij duke performuar në një event familjar është bërë virale, ku aktori shfaqet në një gjendje të rënduar fizike dhe emocionale.

Në pamjet e publikuara, Kallaku shihet pa energji, jashtë ritmit të muzikës dhe duke performuar me ‘playback’.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se ai dukej sikur e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë, gjë që ka bërë që shumë të aludojnë se ai mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Kjo paraqitje e tij vjen pasi ish-partnerja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, dhe partneri i saj i ri, reperi Ledri Vula, patën një dalje të bujshme publike. Dyshja u shfaq bashkë në skenën e festivalit “Sunny Hill”, ku një gjest i Ledrit, i cili i puthi dorën Xhensilës, u komentua gjerësisht.

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta. Pjesa më e madhe e ndjekësve e kanë lidhur gjendjen e aktorit drejtpërdrejt me ndarjen dhe romancën e re të ish-bashkëshortes së tij, duke shprehur keqardhje për situatën.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur me Bes Kallakun, por pamjet e tij të fundit pritet të mbeten gjatë në vëmendjen e mediave.

Tanimë, pritet një reagim nga vetë aktori për të sqaruar situatën dhe për të qetësuar fansat e tij.

Ledri Vula ishte një nga emrat më të përfolur në festivalin e organizuar nga ylli botëror Dua Lipa, ku përveç performancës së tij energjike, dy momente të veçanta morën vëmendjen maksimale të publikut dhe mediave.

Fillimisht, reperi shqiptar publikoi pas eventit një foto me vetë Dua Lipën, duke e shoqëruar me një mesazh të ndjerë: “Faleminderit që je shqiptare”. Momenti i takimit të tyre u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, duke u komentuar si një ndër pikat kulmore të natës.

Por vëmendjen më të madhe e mori një tjetër skenë. Para se të ngjitej në skenë, Ledri u pa duke i dhuruar një puthje në dorë këngëtares Xhensila Myrtezaj, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjete dhe një valë komentesh nga fansat.

 

Ky veprim i afërt dhe i papritur ka nxitur spekulime për një raport më të ngushtë mes tyre, duke shtuar kuriozitetin për atë çfarë fshihet pas kësaj afrimiteti.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre për këtë moment, por ajo që është e sigurt është se ky festival nuk do të harrohet lehtë.