Skandali! Fevziu e reklamoi 12 vjecarin si punetor ne Green Coast! Kush jane Prinderit e tij miliardere qe perdoren te birin per

Një rast i bujshëm që nisi si një histori prekëse e sipërmarrjes së hershme të një 12-vjeçari, ka marrë tashmë përmasa të një skandali me përfshirje të shumëfishta ligjore dhe tatimore. Banaku i improvizuar që shiste pije freskuese brenda kompleksit luksoz Green Coast në Palasë, rezulton të jetë një fasadë për një biznes të paligjshëm, ku në qendër ndodhet një familje që jeton në një vilë me vlerë mbi 2 milionë dollarë.

Pas inspektimeve të kryera nga task-forca e Tatimeve, është konstatuar se banaku nuk është i regjistruar si subjekt tregtar dhe nuk disponon NIPT, duke qenë jashtë çdo kuadri ligjor për ushtrimin e aktivitetit. Ajo që e bën edhe më serioze çështjen është fakti se prindërit e të miturit kanë përdorur fëmijën si mbulesë për një aktivitet ekonomik të paregjistruar, duke shfrytëzuar mirëbesimin publik dhe duke tërhequr vëmendjen mediatike, përfshirë edhe atë të gazetarit Blendi Fevziu.

Banori i vilës luksoze – fëmija “sipërmarrës”

Sipas burimeve zyrtare, vila me numër pasurie 125/B, në të cilën banon i mituri së bashku me familjen e tij, ndodhet brenda kompleksit elitar Green Coast Resort, dhe sipas tregut të sotëm ka një vlerë afërsisht 2 milionë dollarë.

Ende pa përgjigje: Kush janë prindërit e fëmijës?

Zyrtarisht ende nuk është konfirmuar identiteti i prindërve, por dyshimet janë të forta se ata janë emigrantë nga Gjermania, Këtë informacion ata e siguruan në terren duke pyetur banorët. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse prindërit e tij janë emigrantë nga Gjermania, siç paraqiten në Green Coast, apo qytetarë të Shqipërisë, por fëmija është banor i asaj vile.

Përdorimi i minorenit për të maskuar aktivitetin

Hetimet paraprake tregojnë se fëmija është vendosur në qendër të vëmendjes si një sipërmarrës i vogël që kërkonte të fitonte para për pushimet e tij verore, por në të vërtetë ka shërbyer si një fasadë për të fshehur prindërit, të cilët, në mënyrë të qëllimshme, i kanë shpëtuar regjistrimit dhe kontrollit ligjor. Kjo strategji, sipas ekspertëve të tatimeve, është një praktikë gjithnjë e më e zakonshme në zonat turistike elitare, ku abuzimi me statusin e fëmijëve për qëllime ekonomike kalon shpesh pa ndëshkim.