Dy gazetarët e njohur të A2 CNN, Erion Dushi dhe Alba Alishani, janë larguar papritur nga puna këtë të henë, në një vendim që ka surprizuar kolegët dhe ndjekësit e medias. Deri tani nuk dihen rrethanat apo arsyet zyrtare të shkarkimit të tyre, dhe as televizioni nuk ka dhënë një qëndrim publik mbi vendimin.
Erion Dushi ka qenë një nga zërat më aktivë në mbulimin e politikës dhe zhvillimeve institucionale në A2 CNN.
Ndërkohë, Alba Alishani kishte spikatur në kronikën sociale dhe raportimet nga terreni, si dhe së fundmi kishte marrë drejtimin kryesor të debateve politike në orët e mbrëmjes, duke u bërë një figurë e konsoliduar në ekran.
Largimi i tyre ka hapur diskutime në rrjet dhe në mjedisin mediatik, me shumë sy që tani presin një sqarim nga televizioni për arsyet e kësaj lëvizjeje të papritur.
Ku “gaboi” moderatorja Alba Alishani, që i kushtoi mbylljen e emisionit?!!
Alba Alishani, një vajzë me prejardhje nga një familje patriotike e Kosovës, u afirmua si një nga moderatorët/et ma të suksesshme të emisioneve politike në vend.
Si fillim Alba, guxoi të mësonte perfekt variantin e standartit të shqipes të Kongresit politik të 1972-shit, dhe të artikulonte me kompetencë të admirueshme pyetje e analiza në emisionin e sajë…
Mjeshtrat e gjuhës Kostollarishte, ndihen xheloz kur veriu i Shqipnisë (dmth edhe Kosova), flet me kompetencë kostollarishten, sepse ata mendojnë se janë të vetmit zotër të këtij varianti, dhe gegët janë një popull që duhet ta mësojnë gjuhën standart, por jo aq mirë sa të artikulohen bukur në publik…
Alba Alishani, ndryshe nga moderimi i shumë moderatorëve të tjerë, “gaboi” randë duke i imponue cdo të ftuari në studio komunikim etik e korrekt, ndërkohë që publiku asht edukue me një komunikim bastardësh gojëflliqun, konfliktualë t’pandreqshëm që përcjellin veçse energji negative për me marrë klikime nga hienat e mediave sociale…
Alaba Alishani, “gaboi”, që i dha Kosovës vëmendjen stoike, për me nxjerr në pah problemet që duhen korrigjue, por njëkohësisht e mbi të gjitha me nxjerrë në pah vlerat e popullit dardan, që bajnë dritë verbuese për njerëzit e errsinës në këtë Shqipni Mjerën tonë të cungueme, e të keqdrejtueme prej dhjetra dekadash…
Alba Alishani, “gaboi” që guxoi me “ia tha pshtymën” në fyt, SulltanLegenSurrelit, kur e ftoi në studio…
A do munden personalitetet si gazetarja Alba Alishani, të triumfojnë në këtë llum ligësish me përçue mirësi në publik?!
Dhantë Zoti e ndodhë!
Statusi i Alba Alishanit
“Debat nga Alba Alishani” – një etapë që mbaron sonte…
Në orën 20:30 në A2 CNN është episodi i fundit i një rrugëtimi 7-vjeçar!
Unë kam mirënjohje dhe falënderim për mbështetësit, kontributorët, e sidomos audiencën elitare që çmoi dhe i qëndroi besnike me fanatizëm asaj tryeze të përnatshme debati!
E thënë për herë të fundit në A2 CNN, pas 7 vitesh përkushtim, pasion dhe dashuri për atë që kultivuam: nga unë, Alba Alishani – natën e mirë/ CNA

